Alfred Rushaj hoqi dorë nga mandati i deputetit të Partisë Demokratike, për shkak të angazhimeve personale.
Mandatin e Rushajt i kalon Petrit Dodës (nëse ai nuk e refuzon), në bazë të votave të fituara në zgjedhjet e 25 prillit. Petrit Doda ishte i 32 në listën e Tiranës, por mori 5976 vota preferenciale në zgjedhjet e 25 prillit.
Deri më tani Rushaj nuk ka bërë asnjë deklaratë për lënien e mandatit. Petrit Doda është nga Muhrri i Dibrës, i arsimuar për ekonomi dhe biznesmen pronar i minierave të kromit në Tërnovë, Bulqizë si dhe pronar hidrocentrali në Kukës.