Nga Albert Vataj
“Koha Jonë”, gazeta e parë e pavarur, ka shpallur sipërmarrësin Gjergj Luca “Personazhi i Vitit 2022”. Vitin e kaluar KOHA JONE shpalli pas votimeve online futbollistin e njohur Armando Broja, ndërsa para dy viteve ishte Vjosa Osmani, presidentja e Kosovës, e cila fitoi çmimin e vitit 2020.
Ndërkohë mbrëmë komunikimi i këtij vlerësimi dhe kësaj mirënjohjeje, Lucës së madh të sipërmarrjes shqiptare, ju bë në një natë magjike festive në Fish City, nga drejtori i “Koha Jonë”, Nikollë Lesi, në prani të ajkës së gazetarisë dhe jo vetëm, të gjithë atyre që janë dhe mbeten faqe në historinë e kësaj gazete dhe fjalës së lirë.
Duke qenë një njohës i punës biznesmeni Gjergj Luca po i ngre një e nga një, qytetet dhe fabrikat e peshkut, si sfidë dhe mundësi, si potencial i kapaciteteve njerëzore, për shndërruar gërmadhat e së shkuarës në aktet e mëdha të sipërmarrjes, si provë besimi dhe shprese se ky vend pret prej nesh të japim atë që nesër do të jetë motivim dhe krenari.












