Saturday, November 21, 2026
Rilindje.online
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.online

Edi Rama nuk e toleron më Erion Veliajn, ua bën të qartë “besnikëve” të tij në Bashkinë e Tiranës: Nuk do të fal…

by Rilindje
21/11/2026
in EDI RAMA
Edi Rama nuk e toleron më Erion Veliajn, ua bën të qartë “besnikëve” të tij në Bashkinë e Tiranës: Nuk do të fal…

Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i është drejtuar me një fjalë të drejtpërdrejtë kryebashkiakut Erion Veliaj, nga punimet e Asamblesë së Tiranës, duke i thënë se ai mund të mos ketë më vend në parti nëse vazhdon me të njëjtën sjellje

Ai tha për herë të parë se me porosi të Erion Veliaj (e la të nënkuptohej) funksionarë të lartë në Bashkinë e Tiranës dhe punonjës të thjeshtë po largohen nga puna, sepse nuk zbatojnë porositë nga qelia.

“Kush do të sillet si “e ëma e Zeqos në majë të thanës”, me detyrat ndaj familjes tonë politike dhe borxhet ndaj atyre që na kanë besuar drejtimin e Tiranës dhe Shqipërisë, nuk ka më vend në këtë familje politike. Çdo drejtuesi dhe çdo hallke të Bashkisë së Tiranës, ju them sot se goditja e njerëzve në krye të detyrës, me porosi nga lart, me motive krejt të pajustifikueshme, as nuk do të harrohet dhe as nuk do të falet”, u shpreh ai.

Kryeministri Edi Rama tregoi se Elona Lalaj, shefe e Policisë Bashkiake në Bashkinë e Tiranës, është larguar nga puna “me urdhër nga lart”, ndaj raste të tilla nuk do të tolerohen më as për ata që i japin dhe as për ata që i zbatojnë.

“Po si mund të largohet nga puna arbitrarisht një grua që e ka mbajtur me dinjitet uniformën e Kryepolicit bashkiak të kryeqytetit, ashtu si drejtues të tjerë, se nuk u bëjnë llakje e shere (like-share) dorëshkrimeve të Lalit nga burgu imagjinar politik. Apo se nuk gëzon mbështetjen e avokatit të tij”, tha ai.

Edi Rama përsëriti para anëtarëve të Asamblesë së PS-së në Tiranë mesazhin se do të gjykohet me ashpërsinë më të madhe politike kushdo që zbaton urdhrat e Erion Veliaj, ndërsa për këtë të fundit tha se uron që ta kuptojë që është gabim.

“E përsëris: Unë nuk e gjykoj dot Erionin për çfarë ai thotë dhe çfarë ai bën, por uroj me gjithë zemër që ai të kuptojë se është në gabim, ditë e natë, në raport me mua dhe Partinë Socialiste. Por ne do ta gjykojmë me ashpërsinë më të madhe politike këdo në Bashkinë e Tiranës që do ta zbatojë këtë kuturisje qorre ndaj njerëzve të bashkisë, qofshin anëtarë të kësaj familje, qofshin shërbëtorë publikë pa parti si Elona Lalaj, apo qofshin dhe qytetarë demokratë që punojnë në Bashkinë e Tiranës”, vijoi Edi Rama.

NGA KATEGORIA

Përjashtimi i Spiropalit e Ndrecës/ Rama reagon fort: Kush guxon të…
EDI RAMA

Përjashtimi i Spiropalit e Ndrecës/ Rama reagon fort: Kush guxon të…

21/11/2026
E FUNDIT/ Kryeministri Rama vë në LËVIZJE strukturat e PS-së, në fokus…
EDI RAMA

E FUNDIT/ Kryeministri Rama vë në LËVIZJE strukturat e PS-së, në fokus…

20/11/2026
Hekurudha Durrës–Tiranë drejt fundit, Rama publikon pamjet nga stacioni i ri i Vorës: Lidhja me…
EDI RAMA

Hekurudha Durrës–Tiranë drejt fundit, Rama publikon pamjet nga stacioni i ri i Vorës: Lidhja me…

19/11/2026
Rama reagon pas natës kritike, Kryeministri jep LAJMIN E MIRË për këto 2 qytete të vendit…
EDI RAMA

Kryeministri Rama siguron familjet Shqiptare: Kjo gjë nuk ndodh, deri në vitin 2029…

18/11/2026
VIDEO/ Rama tallet keq me Berishën: O Sali po të bien pantallonat, po ik tani…
EDI RAMA

VIDEO/ Rama tallet keq me Berishën: O Sali po të bien pantallonat, po ik tani…

18/11/2026
Hapen vende të reja pune në shtet/ Ministria jep njoftimin e rëndësishëm…
EDI RAMA

“25 mijë lekë bursë për studentët e rritje pensionesh”/ Rama prezanton nismat për vitin 2027

18/11/2026

LAJMET E FUNDIT:

Gjykata e Lartë e la në burg Erion Veliajn, reagon me urgjencë Edi Rama: Askush s’do t’ia…
POLITIKË

Rama “shpërthen” keq: Ja KUSH u largua nga puna, pse nuk i bën “like” postimeve të Veliajt?

21/11/2026
Përjashtimi i Spiropalit e Ndrecës/ Rama reagon fort: Kush guxon të…
EDI RAMA

Përjashtimi i Spiropalit e Ndrecës/ Rama reagon fort: Kush guxon të…

21/11/2026
Edi Rama nuk e toleron më Erion Veliajn, ua bën të qartë “besnikëve” të tij në Bashkinë e Tiranës: Nuk do të fal…
EDI RAMA

Edi Rama nuk e toleron më Erion Veliajn, ua bën të qartë “besnikëve” të tij në Bashkinë e Tiranës: Nuk do të fal…

21/11/2026
Aeroporti i Rinasit njoftim emergjent për udhëtarët: Kush udhëton jashtë vendit…
AKTUALITET

Letra KËRCËNUESE në aeroportin e Rinasit për BOMBË, alarmohet policia…

21/11/2026
“Bombë në avion”/ LAJM I FUNDIT: Panik në fluturimin Manchester-Tiranë, alarm…
AKTUALITET

“Bombë në avion”/ LAJM I FUNDIT: Panik në fluturimin Manchester-Tiranë, alarm…

20/11/2026
Elisa Spiropali dhe bashkëshorti i saj në SPAK, akuzohen për një sërë veprash penale
AKTUALITET

Elisa Spiropali dhe bashkëshorti i saj në SPAK, akuzohen për një sërë veprash penale

20/11/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!