Kaosi i shkaktuar nga opozita në Kuvend ka kaluar çdo limit madje po shkon drejt veprave të rënda penale.
Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka ndërprerë për 10 minuta seancën plenare në Kuvend, pasi ka marrë ankesa se në sallë vjen aromë e rëndë benzine.
“Po marr ankesa për shkak të një ere të rëndë, ndihet si era benzinë. Ndërpresim seancën për 10 minuta. Ju lutem verifikoni situatën”, u shpreh Elisa Spiropali e cila nderpret seancen per te shmangur ndonje tragjedi të mundshme.












