Kryeministri Edi Rama këtë të hënë përmes një postimi në “Facebook” ka uruar nxënësit dhe mësuesit në ditën e parë të vitit të ri shkollor.
Rama ka ndarë foto nga shkollat e reja teksa shkruan se ato kanë rilindur këtë vit, me kushte dhe standarde të reja për nxënësit dhe mësuesit.
“MIRËMËNGJES dhe me urimin për një vit të mbarë shkollor nxënësve, mësuesve, drejtuesve të shkollave, e padyshim edhe vetë prindërve që sot nisin fëmijët në shkollë, ju uroj të gjithëve një javë sa më të mirë disa prej shkollave të rilindura këtë vit, me kushte dhe standarde të reja për nxënësit dhe mësuesit”, shkruan Rama.












