Thursday, August 27, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Evi Kokalari dënon kritikat ndaj Ndrenikës: I bënë gjyqin një artisti të madh, kllounët…

by Rilindje
13/05/2026
in TË TJERA
Evi Kokalari dënon kritikat ndaj Ndrenikës: I bënë gjyqin një artisti të madh, kllounët…

Aktivistja demokrate Evi Kokalari e ka cilësuar të padrejtë ‘gjyqin’ që ju bë Robert Ndrenikës nga analistët dhe militantët e Sali Berishës, pasi aktori mori pjesë në një seancë gjyqësore në Gjykatën Administrative (ku po shqyrtohej padia e Veliajt ndaj Ols Dados) në mbështetje të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kokalari shprehet se të njëjtët analistë dhe militantë ‘ngrenë në qiell’ Sali Berishën, i cili sipas saj ka zaptuar gjithë opozitën. Kjo mbështetje për Berishën, sipas Kokalarit vjen pasi kryedemokrati u ka dhënë nga një vend në parti dhe si deputetë në Parlament.

Ajo tha gjithashtu se shumica e protestuesve për shembjen e teatrit ishin lojtarë të paguar nga Sali Berisha. Sipas Kokalarit, teatri ishte i vjetër dhe kishte nevojë për rinovim apo rindërtim.

“Gjyqi që po i bëni Robert Ndrenikës është i padrejtë. Ka një urrejtje kaq të madhe mes shqiptarëve, sa ka hyrë tashmë edhe midis artistëve në këtë moment.

Shumica e protestuesve të teatrit ishin lojtarë të paguar të kampit tjetër politik. Pak ishin ata që kishin lidhje emocionale me teatrin dhe donin ta ruanin.

Pa diskutim që teatri ishte super i vjetër dhe kishte nevojë për rindërtim ose rinovim. Duhej, ndoshta, që ai teatër të ishte një ndërtesë historike e Tiranës së vjetër? Personalisht mendoj se po; jo thjesht sepse ka shërbyer si një nga të paktat vende ku gjenim argëtim, por sepse aty është mbajtur gjyqi komunist kundër Musine Kokalarit dhe shumë intelektualëve të tjerë që u desh të ballafaqoheshin me llumin e vet quajtur intelektual të vendit. (Asnjë me pak intelekt, që kuptonte çfarë ishte komunizmi, nuk do të ishte bërë pjesë e atij makabriteti).

Por sot, demokracia duhet pikërisht për të ruajtur të drejtat e Robert Ndrenikës dhe të gjithë të tjerëve për të bërë atë që ndiejnë dhe atë që besojnë, edhe pse mund të mos jemi dakord me veprimet e tij.

Ti bësh gjyq publik një artisti që ka qenë gjithnjë në majat e artit dhe kinematografisë shqiptare, flet qartë sa poshtë ka rënë niveli i atyre që bëjnë analistët nëpër emisionet e darkës.

Hajde pra, të marrim mend nga ata ‘analistë’ që suksesin më të madh e kanë pasur në Big Brother VIP (megjithëse edhe aty dështuan), e o burra, të sulmojmë figurën e Robert Ndrenikës se, për Zotin, dëm shumë na bëri duke puthur në ballë Erion Veliajn.

Ndërkohë, Enver Berishën që ka zaptuar të gjithë opozitën, pikërisht këta klounë e ngrenë në qiell sepse u dhanë një copë vend për t’u futur si deputetë, kur s’kishin asnjë kontribut në atë parti.

Dhe e gjithë kjo lojë klounësh prezantohet si koshere në TV shqiptare. Çfarë tragjedie jetojnë shqiptarët!”, shkruan Kokalari.

NGA KATEGORIA

VIDEO/ “Tani le të vdes”, të moshuarit të ekzaltuar pas takimit me Ramën: Ishte zotni…
TË TJERA

VIDEO/ “Tani le të vdes”, të moshuarit të ekzaltuar pas takimit me Ramën: Ishte zotni…

25/08/2026
Priti 5 orë për të takuar kryeministrin/ I moshuari tregon bisedën me Ramën: I thashë, je…
TË TJERA

Priti 5 orë për të takuar kryeministrin/ I moshuari tregon bisedën me Ramën: I thashë, je…

24/08/2026
I mbushur plot me pushues! Ky është plazhi më i PREFERUAR i turistëve…
TË TJERA

I mbushur plot me pushues! Ky është plazhi më i PREFERUAR i turistëve…

22/08/2026
“E di ku t’i fus fiqtë”/ Gazetari Arian Konomi përplaset me Edi Ramën në Vuno: Truprojat…
TË TJERA

“E di ku t’i fus fiqtë”/ Gazetari Arian Konomi përplaset me Edi Ramën në Vuno: Truprojat…

21/08/2026
Kush është qyteti që prodhon më shumë fruta në Shqipëri, ja renditja…
TË TJERA

Kush është qyteti që prodhon më shumë fruta në Shqipëri, ja renditja…

20/08/2026
Organizatori i protestës paralajmëron LËVIZJE në shtator: Nëse Rama nuk jep dorëheqjen…
TË TJERA

Organizatori i protestës paralajmëron LËVIZJE në shtator: Nëse Rama nuk jep dorëheqjen…

20/08/2026

LAJMET E FUNDIT:

Arrestimi i Agasit, avokati Maks Haxhia: Klienti im s’ka prekur para publike! Duam…
AKTUALITET

Arrestimi i Agasit, avokati Maks Haxhia: Klienti im s’ka prekur para publike! Duam…

27/08/2026
Do të marrë “postin” e zv/kryeministres në Qeverinë Rama? Grida Duma “thyen heshtjen” dhe tregon vendimin…
POLITIKË

Do të marrë “postin” e zv/kryeministres në Qeverinë Rama? Grida Duma “thyen heshtjen” dhe tregon vendimin…

27/08/2026
E enjte “e furishme” për socialistët/ Kryeministri nuk ndalet, Edi Rama kryen LËVIZJEN urgjente…
EDI RAMA

E enjte “e furishme” për socialistët/ Kryeministri nuk ndalet, Edi Rama kryen LËVIZJEN urgjente…

27/08/2026
“Do të copëtoheni…”/ Kush e “ngriti në këmbë” Policinë? Zbardhet mesazhi terrorist
AKTUALITET

“Do të copëtoheni…”/ Kush e “ngriti në këmbë” Policinë? Zbardhet mesazhi terrorist

27/08/2026
Kush e dërgoi? Alarm për bombë, zbardhet mesazhi kërcënues! Çfarë thotë policia…
AKTUALITET

Kush e dërgoi? Alarm për bombë, zbardhet mesazhi kërcënues! Çfarë thotë policia…

27/08/2026
“Kemi vendosur bombë”/ Policia “blindon” Spitalet, Prokurorinë, Gjykatat! Alarm në këto qytete…
AKTUALITET

“Kemi vendosur bombë”/ Policia “blindon” Spitalet, Prokurorinë, Gjykatat! Alarm në këto qytete…

27/08/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!