Kandidati i PD në Elbasan, Renato Kumrija ka hedhur akuza të forta drejt Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka.
Sipas tij i është komunikuar lajmi se nuk do të jetë në listë si kandidat për deputet sepse duhet t’i linte vendin dikujt tjetër.
Kumrija shtoi se arsyeja e heqjes nga lista e tij është e thjeshtë pasi vendin e tij duan t’ia lënë kandidatëve të tjerë me më pak mbështjetje nga Primaret.
“Ju ve ne dijeni që më ka thirrur Sekretari i Pergjithshem PD, Flamur Noka, i cili me ka komunikuar qe une nuk do te jem ne liste si kandidat per deputet. Arsyeja eshte e thjeshte, pasi duhet t’ia lene vendin dikujt tjeter, ndersa kane lene ne liste kandidate me shume me pak mbeshtetje nga Primaret. Edhe pse e kundershtova me force qendrimin e tij personal, duke shkelur statutin e PD dhe çdo kod njerezor, ai (Flamuri) ma fshiu emrin. Prandaj, me keqardhje; ju lajmeroj që nuk do te jem pjese e “listës së hapur”, sepse është më e mbyllur se vetë emri nga Flamur Noka. Miqte e mij, ju e kuptoni shume mire pse ndodhi kjo! A mos valle ka pazare apo negociata përgjatë natës se fundit te afatit per t’u regjistruar nga KQZ, kete e di vetem Flamur Noka. Eshtë për te ardhur keq që figura të tilla si Flamur Noka tremben nga mbeshtetja që ka një njeri i ri në politikë dhe fillojnë sulmet që të kënë mundesi të bëjne lirshem dallaveret e tyre dhe nuk pretendojnë Fitoren, por kerkojnë Humbjen ne zgjedhje”, shkruan ndër të tjera Kumrija.












