Friday, September 11, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Gazetari i “Syri TV” befason: Sali Berisha “thyen murrin” Amerikan, goditje e rëndë për Ramën…

by Rilindje
06/09/2026
in TË TJERA
Gazetari i “Syri TV” befason: Sali Berisha “thyen murrin” Amerikan, goditje e rëndë për Ramën…

Gazetari i “SYRI TV”, Bledian Koka komentoi udhëtimin e Sali Berishës drejt Shteteve të Bashkuara.

Sipas Kokës, çështja e udhëtimit të Berishës tashmë është ezauruar dhe zhvillimet e fundit kanë konfirmuar atë që, sipas tij, ishte bërë e ditur prej kohësh.

Ai iu rikthye deklaratës së Edi Ramës në vitin 2018, kur kryeministri i drejtohej Berishës me pyetjen nëse mund ta kalonte oqeanin.

“Edi Rama i tha në 2018-ën Sali Berishës: ‘Ti Sali me dash, a e kalon dot oqeanin?’ Dhe përgjigjja sot është që po, Sali Berisha e kalon oqeanin”, tha Koka.

Gazetari argumentoi se beteja e Berishës për atë që ai e ka cilësuar si “dinjitet” është fituar, ndërsa demokratët, sipas tij, zgjodhën të qëndrojnë pas liderit të tyre.

Koka solli në vëmendje edhe raportet e mëparshme mes SHBA-së dhe Shqipërisë, duke kujtuar një deklaratë të vitit 2011, kur, sipas tij, Shqipëria nën drejtimin e Berishës ishte përmendur si një model demokracie.

Në kontrast me atë periudhë, gazetari pretendon se raportet e Departamentit Amerikan të Shtetit për Shqipërinë janë përkeqësuar pas vitit 2013.

“Vihet re qartë që raportet e Departamentit Amerikan të Shtetit që pas vitit 2013 kanë ardhur duke u përkeqësuar”, deklaroi Koka, duke shtuar se sipas tij sot mungon vetëm një përcaktim zyrtar për atë që raportet e DASH përshkruajnë.

● REAGIMI I PLOTE NGA BLEDIAN KOKA:

“Pa diskutim që ata që, si me thënë, e bëjnë atë betejë, sigurisht që nuk është se do stepen apo do pushojnë së ekzistuari tani. E vetmja gjë është, e vërteta është një dhe e vetme. Domethënë, përgjigjja e të gjithë, si me thënë, asaj që ka ndodhur në aspektin e sulmit edhe të gjithë goditjeve që ndaj opozitës është vetëm një pyetje që është bërë në 2018-ën dhe që merr përgjigje sot.

Dhe e vërteta është një dhe e vetme. Edi Rama i tha në 2018-ën Sali Berishës: ‘Ti Sali me dash, a e kalon dot oqeanin?’ Dhe përgjigjja sot është që po, Sali Berisha e kalon oqeanin. Pra, kjo ishte e gjithë çështja e gjithë barriera.

Ishte kjo çështje, sepse ndoshta dikur do duhet edhe të shpjegohet, që më shumë sesa një non grata për Sali Berishën ka një heqje vize për Sali Berishën. Pra, ajo që është shitur si një non grata e famshme e të tjera, është heqje e vizës. Dhe po të doni, sot Sali Berisha ka vizë dhe mund të udhëtojë.

Megjithëse mendoj që kjo çështje tashmë është e kaluar dhe është ezauruar që në vitin 2025 që një vit më parë, atëherë kur kujtojmë që ishte një gazetar që pyeti Departamentin Amerikan të Shtetit nëse Sali Berisha mund të udhëtonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Departamenti Amerikan i Shtetit tha që s’ka asnjë ndalesë.

Pra kjo çështje thjesht është konsakrimi i asaj që në fakt ka ndodhur gati një vit e kusur më parë pikërisht në rastin e non gratës. Prandaj po them që kjo çështje e udhëtimit të zotit Berisha…

Po, po duhet. Mendoj që beteja e Partisë Demokratike në raport me padrejtësinë që iu bë edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga ajo administratë e kohës, edhe beteja e zotit Berisha me atë që e ka quajtur betejë për dinjitetin, është një betejë që është e fituar.

Partia Demokratike vendosi dhe anëtarësia e saj vendosi ta vinte dinjitetin në vend që në momentin kur gjëja ndodhi dhe zgjodhi të vërtetën e zotit Berisha dhe të vërtetën që ajo besonte. Se ishte ajo… pra Sali Berisha për ta nuk ishte njeriu që duhej shpallur non grata se kishte minuar demokracinë.

Shumica e demokratëve dhe jo vetëm, e kanë parë sesi Sali Berisha ishte i njëjti që në 2011-ën kur ish-sekretarja amerikane e shtetit erdhi në Shqipëri, deklaroi që ‘në qoftë se do të shikoni një model të vendit ku funksionon demokracia, shkoni në Shqipëri’.

Dhe ishte Shqipëria kur kryeministër kishte Sali Berishën. Nuk është dëgjuar ndonjëherë mbas asaj kohe që të vijë një sekretar amerikan shteti dhe të thotë që ‘në qoftë se doni të shikoni një model demokracie, shkoni në Shqipëri’.

Ama, vihet re qartë që raportet e Departamentit Amerikan të Shtetit që pas vitit 2013 kanë ardhur duke u përkeqësuar dhe sot mungon vetëm termi zyrtar për ta përcaktuar atë çka vetë raportet e Departamentit Amerikan të Shtetit e përshkruajnë Shqipërinë, që është praktikisht një narkoshtet”, u shpreh gazetari Bledian Koka.

NGA KATEGORIA

Bllokimi i rrugëve nga protestuesit, artisti DENONCON: Më goditën në fytyrë…
TË TJERA

Bllokimi i rrugëve nga protestuesit, artisti DENONCON: Më goditën në fytyrë…

10/09/2026
E “zunë mat” dhe e cilësuan hajdute, Luarasi nuk toleron: Vajzat do të…
TË TJERA

E “zunë mat” dhe e cilësuan hajdute, Luarasi nuk toleron: Vajzat do të…

08/09/2026
Pagat e reja të magjistratëve, Taulant Balla jep datën mes kaosit të bojkotit: Do të…
TË TJERA

Pagat e reja të magjistratëve, Taulant Balla jep datën mes kaosit të bojkotit: Do të…

08/09/2026
Përplasja për pagat e magjistratëve, Kushtetuesja i përgjigjet Ramës: Vendimi…
TË TJERA

Përplasja për pagat e magjistratëve, Kushtetuesja i përgjigjet Ramës: Vendimi…

07/09/2026
”Institucionet abuzojnë”/ Braçe: Në këtë vend do bëhej nami, nëse…
TË TJERA

Erion Braçe “shpërthen” ndaj kritikëve: Kur do të kërkoni ndëshkimin e…

05/09/2026
Gonxhja kandidat për Bashkinë e Tiranës? Ministri befason me përgjigjen…
TË TJERA

Gonxhja kandidat për Bashkinë e Tiranës? Ministri befason me përgjigjen…

04/09/2026

LAJMET E FUNDIT:

Sulmi/ Kush deputet i opozitës e mbështeti? Iris Luarasi e zbulon: Mora vetëm një mesazh…
POLITIKË

Sulmi/ Kush deputet i opozitës e mbështeti? Iris Luarasi e zbulon: Mora vetëm një mesazh…

10/09/2026
Rroga marramendëse! Publikohen pagat: Ja sa kushton kërkesa e gjyqtarëve…
AKTUALITET

Rroga marramendëse! Publikohen pagat: Ja sa kushton kërkesa e gjyqtarëve…

10/09/2026
Berisha tha se u takua me zyrtarin e Drejtësisë Amerikane, por Trump e shkarkoi 3 javë më parë
BOTA

Berisha tha se u takua me zyrtarin e Drejtësisë Amerikane, por Trump e shkarkoi 3 javë më parë

10/09/2026
PPE miratoi rezolutën e PD për zgjedhjet, reagon Rama: Alibia e humbjes ka filluar
EDI RAMA

Vendim i bujshëm! Edi Rama jep lajmin e madh: Do japim 4000 mijë…

10/09/2026
Kallëzojnë ministrin Malaj, por dosja mund të përfundojë “në shtëpinë” e tyre! Kush janë 2 nga denoncuesit…
AKTUALITET

Kallëzojnë ministrin Malaj, por dosja mund të përfundojë “në shtëpinë” e tyre! Kush janë 2 nga denoncuesit…

10/09/2026
Sali Berisha prej ditësh në Amerikë, lëvizje SURPRIZË në Tiranë/ Takim “kokë më kokë”…
POLITIKË

Sali Berisha prej ditësh në Amerikë, lëvizje SURPRIZË në Tiranë/ Takim “kokë më kokë”…

10/09/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!