Gazetari i SYRI TV, Bledian Koka ka spekuluar lidhje me emigrantët e paligjshëm në Shqipëri.
Bledian Koka habit teksa deklaron se Rama nuk është i interesuar për anëtarësimin në BE, por po negocion që të mos hyjë në të.
“Edi Rama nuk mund t’i ofrojë gjë tjetër BE-së. Kthimi i Shqipërisë në një parkim për emigrantët dhe njerëzit me problematika. Marrëveshja me Melonin do na duket lule, krahasuar me atë që do të prodhohet me Britaninë e Madhe. Tani kalojmë në një element akoma më të rrezikshëm, tek emigrantët me precedentë kriminalë. Emigrantët me precedentë kriminalë që vijnë nga vendet e Afrikës, kryesisht janë ata që janë terroristë. Edi Rama nuk është i interesuar për anëtarësimin në BE, ai po negocion që të mos na pranojnë në BE”, tha Koka.












