Saturday, October 3, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Gjin Gjoni befason për protestën: Ata që thonë “Berisha n’burg” janë të paguar…

by Rilindje
23/06/2026
in POLITIKË
Gjin Gjoni befason për protestën: Ata që thonë “Berisha n’burg” janë të paguar…

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, gjatë një prononcimi për emisionin Të Paekspozuarit, u shpreh se e ndjen veten pjesë të Shqipërisë së re që kërkojnë protestuesit.

I pyetur nga Ylli Rakipi lidhur me sloganin kryesor të protestës “Rama n’burg, Berisha n’burg”, Gjoni tha se ata që bërtasin për Berishën, janë të paguar.

》Biseda në studio:

Ylli Rakipi: E kemi titullin “Protesta, Shqipëri e vjetër dhe Shqipëri e re”, duam të themi kanë ardhur Shqipëria e vjetër dhe Shqipëria e re. Është pak absurde dhe qesharake. Shqipëria e vjetër i ka bërë të gjitha gjërat këtu. Protestusit bërtasin “Rama n’burg, Berisha n’burg. Kryetari Berisha ironikisht e mbështet me shumë fuqi protestën. Si ta kuptojmë? Nëse e mbështet protestën, ai duhet të largohet. Ore në burg dakord jo, por të largohet.

Gjin Gjoni: Unë duhet të flas për atë që diskutuat. Situata për të cilën flasim sot, protesta nuk është për pasojë të një Zvërneci apo Rrjolli, është për shkak të mënyrës së qeverisjes 13 vjeçare dhe kupa është mbushur. Secili prej jush aty dhe qytetarët e dinë që kupa është mbushur. Janë shumë faktorë që kanë çuar të ngrihet populli në protestë. Një nga çështjet kryesore, është niveli i lartë i korrupsioni, vjedhja e zgjedhjeve, krimi i organizuar. Këto kanë bërë që të bashkohen të gjithë aktorët, dhe të dalin në konkluzion imediat, dorëheqja e Edi Ramës. Tani, problemi shtrohet në protestë ka edhe njerëz që thonë, “Rama n’burg, Berisha n’burg. Çështja është e thjeshtë, njerëzit që janë në protestë, edhe nga informacionet që kam, rezulton se janë të paguar, sepse unë kam informacione që disa kryetarë të bashkisë, sjellin me autobuza dhe furgonë, njerëz që të bëjnë pis protestën. PD ka fajet e veta, në të gjithë problematikën, por edhe PD që ka denoncuar hap pas hapi problematikat që kanë përqafuar.

Ylli Rakipi: Ata bërtasin ndaj të gjithë establishmentit, që quajnë Shqpëri e vjetër. Gjenerata e re kanë probleme serioze, nuk paguajnë dot qiranë. Ju keni biseduar atje në parti për dorëheqje? Lidershipit i ka shkuar ndonjëherë mendja, sikur të ikë doktori të japë shembullin dhe mbetet vetë Rama aty? Ju si e keni këtë? Doktori, keni menduar, jeni ulur?

Gjin Gjoni: Çështja e parë madhorë është largimi i Ramës, kjo është kërkesa parësore. Kërkesa e grupit që udhëheq protestën, nuk kërkojnë largimin e opozitës, por ndryshimin, largimin e qeverisë, që është kosto për të gjithë popullatën shqiptare. Nëse për zotin Berisha është bërë hetim dhe vetting 35 vjeçar, në të gjithë të thënat dhe të pathënat, si ka qeverisur, në rastin tjetër, nuk keni dhe nuk guxojnë as ta thërrasin ata të SPAK. Ai rezulton të jetë ideatori i çdo mekanizmi dhe lidhje korruptive dhe lidhje me krimin dhe sot populli është ngritur, ky është Edi Rama. Kam informacione nga brenda, edhe për shkak të ish funksionit, që dosjet që janë në tavolinë, që kanë të bëjnë me koncesionet, krimin, pastrimin e parave, kanë një ideator. Ka fuqi SPAK të shkojë te Rama? Deri tani nuk ka shkuar, se çfarë do të ndodhë të shohim.

NGA KATEGORIA

Del nga “kafazi” Ilir Meta! Gjykata e Apelit befason me vendimin për ish-presidentin…
POLITIKË

“Nëse ndryshohet Kodi Penal, përfiton edhe Ilir Meta”/ Deklarata surprizë nga…

02/10/2026
Një “kullë magjike” do të ndërtohet në vend të “Tajvanit”/ Ja projekti si do të duket…
POLITIKË

Një “kullë magjike” do të ndërtohet në vend të “Tajvanit”/ Ja projekti si do të duket…

01/10/2026
PD kërkon ta çojë çështjen e ish kreut të SHISH në Kuvend, PS-ja i kthen përgjigjen e prerë…
POLITIKË

PD kërkon ta çojë çështjen e ish kreut të SHISH në Kuvend, PS-ja i kthen përgjigjen e prerë…

01/10/2026
“Po bën histori”/ Presidentja e Komisionit Europian jep LAJMIN E MIRË për Shqipërinë dhe Edi Ramën…
POLITIKË

“Po bën histori”/ Presidentja e Komisionit Europian jep LAJMIN E MIRË për Shqipërinë dhe Edi Ramën…

30/09/2026
Zhvillim i fundit/ Miratohet kërkesa surprizë nga burgu e Erion Veliajt…
POLITIKË

Zhvillim i fundit/ Miratohet kërkesa surprizë nga burgu e Erion Veliajt…

29/09/2026
“Je në mes të rrugës se…”/ Plas sherri mes qytetarit dhe Erion Braçes: Të shkë***fsha atë që… (VIDEO)
POLITIKË

“Je në mes të rrugës se…”/ Plas sherri mes qytetarit dhe Erion Braçes: Të shkë***fsha atë që… (VIDEO)

29/09/2026

LAJMET E FUNDIT:

Nga kriptoasetet te kanabisi/ Qeveria Rama miraton vendime dhe projektligje të reja
AKTUALITET

Nga kriptoasetet te kanabisi/ Qeveria Rama miraton vendime dhe projektligje të reja

03/10/2026
“Non Grata” lë jashtë Berishën/ Pritja e ambasadorit të ri amerikan, ja kush mori pjesë…
BOTA

“Non Grata” lë jashtë Berishën/ Pritja e ambasadorit të ri amerikan, ja kush mori pjesë…

02/10/2026
Rama mesazh demokratëve amerikanë: Mos e përdorni Shqipërinë për luftën ndaj…
EDI RAMA

Rama mesazh demokratëve amerikanë: Mos e përdorni Shqipërinë për luftën ndaj…

02/10/2026
Rama tregon “planin” që po sjell ndryshimin DRASTIK: Në Shqipëri do të…
EDI RAMA

“Jemi në fazën përfundimtare”/ Rama jep lajmin për mediat gjermane: Së shpejti, në Shqipëri…

02/10/2026
Videot me “pullë të kuqe” te Adi Hilës me femrat VIP “thyen” rrjetin, mbërrin DENONCIMI i parë në Polici…
AKTUALITET

Videot me “pullë të kuqe” te Adi Hilës me femrat VIP “thyen” rrjetin, mbërrin DENONCIMI i parë në Polici…

02/10/2026
VIDEO/ Erion Braçe përplaset fizikisht me banorët, një protestues tenton ta godasë me…
AKTUALITET

VIDEO/ Erion Braçe përplaset fizikisht me banorët, një protestues tenton ta godasë me…

02/10/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!