Thursday, April 16, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

GJKKO: Ja përse u pezullua nga detyra zv/kryeministrja Belinda Balluku…

by Rilindje
30/11/2025
in AKTUALITET
GJKKO: Ja përse u pezullua nga detyra zv/kryeministrja Belinda Balluku…

Gjykata e Posaçme e mori vendimin bazuar në një nen të Kodit të procedurës penale sipas të cilit të vetmit që nuk mund të pezullohen janë ata që zgjidhen në detyrë sipas kodit elektoral, pra deputetët, kryetarët e bashkive dhe anëtarët e këshillave bashkiakë.

Në vendimin e GJKKO-së për zv/kryeministren Balluku, fillimisht gjyqtari Erion Çela argumenton se përse është e nevojshme masa e sigurisë ndaj saj duke renditur mes të tjerave, mundësinë e ndërhyrjes dhe ndikimit në prishjen apo asgjësimin e provave, rrezikun e largimit, apo dhe të përsëritjes të së njëjtës vepër penale.

Sipas Gjykatës, rrethanat në të cilat ndodhet Balluku e bëjnë të domosdoshëm masën e pezullimit, prej faktit që dyshohet 2 herë për kryerjen e veprës penale, në bashkëpunim. Gjykata për këtë i referohet fjalë për fjalë, vetëm Kodit të Procedurës Penale dhe nenit 242 të tij.

“Në rastin konkret, për të pandehurën Belinda Balluku, nuk ka ndalim ligjor që në zbatim të nenit 242 të K.Pr.Penale, për të cilën kërkohet masa ndaluese, ajo e pezullimit nga detyra е Zv.Kryeministrit dhe Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë. Neni 242 i K.Pr.Penale, “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikon: “1. Me vendimin që disponon pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik, gjykata i ndalon përkohësisht të pandehurit, plotësisht ose pjesërisht, veprimtarinë që lidhet me to. 2. Kjo masë nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral”, thuhet në vendimin e GJKKO-së.
Pra, kjo masë, sipas GJKKO mund të merret për çfarëdo funksioni tjetër, përveç rasteve kur i dyshuari apo i pandehuri është i zgjedhur, deputet, kryetar bashkie apo anëtar i këshillit bashkiak.

Masa e pezullimit nga detyra, sipas GJKKO-së, e respekton Kodin e Procedurës Penale, pasi edhe pse “e penguar” për qenë në qeveri, Balluku mund të vijojë pa probleme aktivitetin e saj si deputete në Kuvend.

“Në rastin konkret, vlerësohet më e përshtatshme për mbarëvajtjen e procedimit që të caktohen dy masa sigurimi për të pandehurën Belinda Balluku. Gjykata çmon që të theksojë se, caktimi i këtyre masave të sigurimit personal, nuk e pengojnë të pandehurën Belinda Balluku që të ushtrojë funksionet e saj si deputet i zgjedhur në Kuvendin e Shqipërisë”, thuhet në vendimin e GJKKO-së

NGA KATEGORIA

Kush janë fajtorët për zjarrin në pallat? Inxhinierja Bozo: Ndërtuesit duan të…
AKTUALITET

Kush janë fajtorët për zjarrin në pallat? Inxhinierja Bozo: Ndërtuesit duan të…

16/04/2026
LAJM I FUNDIT – Vetëvritet aktori i njohur, familjarët ndajnë lajmin e trishtë…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ E trishtë! Arti shqiptar në zi, mëngjesin e sotëm ndërron jetë…

16/04/2026
Ndryshimi DRASTIK i motit! Paralajmëron IGJEUM: Ja kush rrezikon të përmbytet…
AKTUALITET

Ndryshimi DRASTIK i motit! Paralajmëron IGJEUM: Ja kush rrezikon të përmbytet…

15/04/2026
LAJM I MIRË/ Bordi ndryshon ÇMIMET e karburantit: Nafta dhe benzina kushton…
AKTUALITET

LAJM I MIRË/ Bordi ndryshon ÇMIMET e karburantit: Nafta dhe benzina kushton…

15/04/2026
Zjarrfikësi hero hoqi helmetën për t’ia dhënë qytetares, vajza e tij rrëqeth: Më dhembi…
AKTUALITET

Zjarrfikësi hero hoqi helmetën për t’ia dhënë qytetares, vajza e tij rrëqeth: Më dhembi…

15/04/2026
LAJM I FUNDIT/ Deputeti i PS-së, Erion Braçe paraqitet në GJKKO
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Deputeti i PS-së, Erion Braçe paraqitet në GJKKO

15/04/2026

LAJMET E FUNDIT:

“Hajdut i vogël”/ Plas keq sherri me Erion Braçen: Legen m*t, mbylle gojën…
POLITIKË

“Hajdut i vogël”/ Plas keq sherri me Erion Braçen: Legen m*t, mbylle gojën…

16/04/2026
Perla e Klevis Balliut: Ilir Meta është në gjendje të parashikojë tërmete
POLITIKË

Perla e Klevis Balliut: Ilir Meta është në gjendje të parashikojë tërmete

16/04/2026
Pritet nga Meloni në tapetin e kuq/ Rama befason kryeministren italiane me gjestin e papritur…
POLITIKË

Pritet nga Meloni në tapetin e kuq/ Rama befason kryeministren italiane me gjestin e papritur…

16/04/2026
“Aeroporti i Vlorës nuk do hapet asnjëherë”, Behgjet Pacolli hedh akuza të forta: Na kanë “zhveshur” pa….
BOTA

“Aeroporti i Vlorës nuk do hapet asnjëherë”, Behgjet Pacolli hedh akuza të forta: Na kanë “zhveshur” pa….

16/04/2026
Kush janë fajtorët për zjarrin në pallat? Inxhinierja Bozo: Ndërtuesit duan të…
AKTUALITET

Kush janë fajtorët për zjarrin në pallat? Inxhinierja Bozo: Ndërtuesit duan të…

16/04/2026
Berisha reagon për herë të parë pasi Rama u thirr në gjyq: Unë kërkova…
POLITIKË

Berisha reagon për herë të parë pasi Rama u thirr në gjyq: Unë kërkova…

16/04/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!