Tuesday, August 18, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Hetoi Trump dhe Thaçin/ Kush është Prokurori të cilin Edi Rama quajti “sicario”?

by Rilindje
21/02/2026
in BOTA
Hetoi Trump dhe Thaçin/ Kush është Prokurori të cilin Edi Rama quajti “sicario”?

Fjalimi i Kryeministrit Edi Rama në ceremoninë zyrtare të ngritjes së Bordit të Paqes në Uashington tërhoqi vëmendjen e mediave jo vetëm për angazhimin e vendit tonë për të dërguar trupa në Gaza, por edhe për apelin që Rama i drejtoi Presidentit Trump, për të bërë diçka për Hashim Thaçin, i cili po gjykohet në Hagë për krime lufte.

“Më lejoni shumë shkurtimisht t’ju tërheq vëmendjen te një tjetër konflikt i hapur ,më pranë vendit tim, ku udhëheqja e Presidentit Trump gjatë mandatit të tij të parë, e solli Kosovën dhe Serbinë më pranë se kurrë drejt një marrëveshjeje përfundimtare paqeje. Presidenti i Kosovës, që, asokohe, u ndalua të udhëtonte drejt Shtëpisë së Bardhë në mënyrë brutale për të nënshkruar atë marrëveshje, në praninë e presidentit Trump dhe në fakt kjo ishte çfarë u bë nga ai prokuror “sikar”, që përndoqi edhe vetë presidentin Trump dhe për këtë u bë i famshëm botërisht. Sot, Presidenti i Kosovës ka kaluar gjashtë vjet në një paraburgim nga një gjykate e posaçme në Hagë, e sponsorizuar nga një sërë shtetesh demokratike, disa prej tyre të pranishme dhe këtu dhe që duhet t’u vijë turp nga ajo lloj drejtësie ndërkombëtare. Vetëm javën e kaluar, zoti President, një tjetër prokuror i financuar nga ky vend i madh e tatimpaguesit e tij, kërkoi 45 vjet burgim për të, një kërkesë që shkaktoi një valë tronditëse poshtërimi në të gjithë tërësinë e një vendi paqedashës. Dhe në këtë moment ka vetëm disa muaj që qëndrojnë midis një njeriu, i cili u ngrit nga qëndresa ndaj spastrimit etnik për t’u shndërruar në një paqebërës dhe një rezultati shkatërrimtar nga një gjykatë që deri tani ka dështuar, në çdo hap t’u përmbahet standardeve të drejtësisë demokratike. Për hir të Zotit, z. President, le të bëjmë diçka përpara se siç thoni ju, gjëra shumë të këqija të mund të ndodhin sërish”, tha Rama, duke iu drejtuar Trumpit.

Edhe pse Rama nuk e përmendi me emër prokurorin, gazeta amerikane “The New York Times” raportoi se bëhej fjalë për Jack Smith. Ai është një prokuror federal amerikan i cili bën pjesë në grupin e akuzës kundër Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Smith ka lexuar personalisht aktakuzën ndaj Thaçit kur ishte kryeprokuror i kësaj gjykate. Në vitin 2023 ai nisi të merrej me çështjen ndaj Donald Trump dhe akuzat për keqpërdorim të dokumenteve të klasifikuara që u ngritën ndaj tij.

Rama u sigurua në fjalimin e tij që Trump të kuptonte se për kë bëhej fjalë dhe lidhja personale që ai kishte me këtë prokuror, për të cilin pati deklaruar se do ta shkarkonte sapo të rimerrte detyrën në krye të Shtëpisë së Bardhë. “Sicario”, shkruan “The New York Times”, “është një fjalë spanjisht dhe titulli i një fillimi hollivudian, që lidhet me ashpërsinë apo kriminalitetin”.

Smith ka akuzuar Trump për komplot kundër procesit demokratik, duke pretenduar se ai dhe aleatët e tij u përpoqën të pengonin certifikimin e votave dhe të mashtronin publikun me pretendime të rreme për manipulim zgjedhor. Në çështjen e dokumenteve sekrete, Smith deklaroi se Trump mbajti materiale shumë të ndjeshme dhe pengoi përpjekjet e qeverisë për t’i rimarrë ato.

NGA KATEGORIA

LAJM I MIRË për Shqiptarët/ Marrëveshja e pensioneve me një tjetër SHTET, i jepet “OK” nga…
BOTA

LAJM I MIRË për Shqiptarët/ Marrëveshja e pensioneve me një tjetër SHTET, i jepet “OK” nga…

16/08/2026
LAJM I MIRË: Ky shtet i madh heq vizat për Shqiptarët, vendimi hyn në fuqi nga data…
BOTA

LAJM I MIRË: Ky shtet i madh heq vizat për Shqiptarët, vendimi hyn në fuqi nga data…

14/08/2026
Deklarata skandaloze e Vuçiç/ Bashkimi Europian reagon për kërcënimin serb…
BOTA

Deklarata skandaloze e Vuçiç/ Bashkimi Europian reagon për kërcënimin serb…

11/08/2026
Kërcënon të lërë Kosovën pa ujë, Vuçiç i përgjigjet ashpër Edi Ramës: Ç’punë ka…
BOTA

Kërcënon të lërë Kosovën pa ujë, Vuçiç i përgjigjet ashpër Edi Ramës: Ç’punë ka…

11/08/2026
“Çfarë do të bëjnë shqiptarët”/ Serbia kërcënon Kosovën se do ta lejë pa ujë…
BOTA

“Çfarë do të bëjnë shqiptarët”/ Serbia kërcënon Kosovën se do ta lejë pa ujë…

09/08/2026
Dhëndri i Trumpit ndërton në Zvërnec/ Vjen reagimi nga Bashkimi Europian: Qeveria Rama…
BOTA

Dhëndri i Trumpit ndërton në Zvërnec/ Vjen reagimi nga Bashkimi Europian: Qeveria Rama…

09/08/2026

LAJMET E FUNDIT:

Moti bën kthesën DRASTIKE! Rrebesh shiu dhe rrufe, ja zonat e Shqipërisë që preken…
AKTUALITET

Moti bën kthesën DRASTIKE! Rrebesh shiu dhe rrufe, ja zonat e Shqipërisë që preken…

18/08/2026
LAJM I FUNDIT/ E rëndë! Ambulanca me pacientin brenda përplaset me një automjet në qytetin…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ E rëndë! Ambulanca me pacientin brenda përplaset me një automjet në qytetin…

18/08/2026
Bashkimi Europian gëzon të gjithë Shqiptarët/ Qeveria Rama merr lajmin e mirë…
AKTUALITET

Hapen vende të reja pune në shtet/ Ministri jep njoftimin e rëndësishëm…

17/08/2026
Pas ndarjes me Ramën/ Marjana Koçeku befason të gjithë: Vota ime në Kuvend shkon për…
POLITIKË

Pas ndarjes me Ramën/ Marjana Koçeku befason të gjithë: Vota ime në Kuvend shkon për…

17/08/2026
E bujshme/ Aeroporti i Rinasit thyen një tjetër REKORD, zbulohet…
AKTUALITET

E bujshme/ Aeroporti i Rinasit thyen një tjetër REKORD, zbulohet…

17/08/2026
Kur mbarojnë punimet në autostradën Tiranë – Durrës/ Ministri tregon gjithçka…
AKTUALITET

Kur mbarojnë punimet në autostradën Tiranë – Durrës/ Ministri tregon gjithçka…

17/08/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!