Një gjest i turpshëm u vu re në stadiumin “Duboçiça”, aty ku do të luhet sfida e flaktë mes Serbisë dhe Shqipërisë.
Gjatë seancës stërvitore të kuqezinjve, në stadium mungonte flamuri shqiptar.
E pyetur nga “Top Channel”, Federata Serbe ka reaguar për këtë gjest, duke thënë se ka dashur të evitojë ndonjë incident nga dikush dashakeq. Federata theksoi se flamuri kuqezi do të vendoset nesër në stadium përpara ndeshjes dhe do të jetë aty gjatë gjithë takimit.
Sfida Serbi-Shqipëri do të startojë mbrëmjen e së shtunës në orën 20:45. Mbrëmja e 14 tetorit në Beograd do të mbahet mend gjatë në kujtesën e çdo shqiptari për episodet e dhunës ku tifozët serb u futën në fushë, dronin, flamurin “Atoktonus” por edhe për shprehjen e famshme të Shakohoxhës: “…ai ishte flamuri më i bukur në botë…”












