Projektbuxheti i vitit 2026, do të jetë 8.8 miliardë euro, teksa qeveria parashikon rritjen të ndjeshme të shpenzimeve për socialen dhe investimet publike, ku parashikohen rritje të pensioneve dhe pagave.
Të ardhurat në buxhetin e shtetit parashikohen që të jenë 823 057 milionë lekë, ndërsa shpenzimet priten që të jenë 886 764 milionë lekë me një defiçit prej 63 707 milionë lekë.
Në shifrat e bëra publike, qeveria planifikon të japë 100 milionë euro për rritjen e pensioneve, e cila pritet që bëhet sipas skemës së re së pensioneve.Po ashtu 135 milionë euro do të shkojnë për rimbursimin e ilaçeve, ndërsa fondi për rindërtimin do jetë në 50 milionë euro.
Investimet publike për vitin 2026 janë planifikuar do të jenë 179.6 miliardë lekë ose 6.5% e PBB,, ndërsa shpenzimet buxhetore për vitin 2026 programohen në masën 886.8 miliardë lekë ose rreth 31.9% e PBB.
Gjithashtu duke filluar nga 1 janari, do të fillojë indeksimi i pagave të administratës publike në masën 2.5%.
Po ashtu nga 1 janar 2026 nga 1 janar 2026 do të rritet paga minimale nga 40 mijë lek në 50 mijë lek dhe në të njëjtën masë edhe paga maksimale.Kjo ‘rritje’ e pagave pritet që të ketë efekt, pozitiv në të ardhura do të jetë rreth 9 miliardë lek, nga të cilat rreth 7,6 miliard lekë nga kontributet shoqërore dhe rreth 1,4 miliardë lek nga kontributet shëndetësore.












