Qeveria Rama ka miratuar ‘listën e re’ të Barnave të Rimbursueshme e cila është zgjeruar me 1.345 barna alternativa mjekimi në total.
Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu bëri me dije se zgjerohet edhe numri i pacientëve që do të përfitojnë “FALAS” fishat e diabetit për matjen e glicemisë.
“Deri më sot ne rimbursojmë fishat e diabetit për të gjithë ata pacientë të cilët vuajnë nga sëmundja diabetike, nga mosha 0-25 vjeç si dhe për të moshuarit dhe pensionistëve mbi 65 vjeç. Me vendimin më të fundit ne shtojmë mbulimin me fishat e diabetit FALAS dhe për dy target grupe shumë të rëndësishme, për invalidët e punës dhe personat me aftësi të kufizuar. Janë mijë invalidë pune që vuajnë nga sëmundja e diabetit dhe rreth 1.500 persona me aftësi të kufizuar që do të përfitojnë FALAS fishat e diabetit”, u shpreh ministrja e Shëndetësisë.












