Thursday, October 1, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

I shkon “ters” takimi në SHBA/ Sali Berisha papritur ndryshon vendin e takimit

by Rilindje
05/09/2026
in POLITIKË
I shkon “ters” takimi në SHBA/ Sali Berisha papritur ndryshon vendin e takimit

Sali Berisha e nis me këmbën e majtë përtej oqeanit. Frika e një proteste kundër tij në takimin me demokratët në Nju Xhersi ka sjellë anulimin e aktivitetit në godinën e “Bergen Performing Arts Center” dhe zhvendosjen e takimit në një lokacion tjetër.

Organizatori i protestës kundër Sali Berishës, emigranti shqiptar në SHBA, Jurgen Boduri, përmes një videomesazhi ka denoncuar zhvendosjen e takimit të doktorit.

“Sapo kemi marrë informacionin se është ndryshuar vendndodhja e takimit të Sali Berishës me militantët dhe simpatizantët në Nju Xhersi. Nuk e di pse ka ndodhur ky ndryshim në momentin e fundit, dy ditë përpara takimit. Ndoshta frika e një proteste të madhe, e një organizimi që do të tregojë dhe nxjerrë në pah që Berisha nuk është i mirëpritur dhe është ‘non grata’ nga shqiptarët e Amerikës. Pavarësisht se Amerika mund t’ia ketë hequr, gjë që akoma nuk është deklaruar 100%.”, tha ai.

Por Berisha nuk do ta ketë të lehtë, pasi organizatori paralajmëron se sapo të informohet për lokacionin e ri, do të organizohet protesta kundër kryetarit të PD-së.

“Por këto detaje të takimit, që janë ndryshuar dy ditë para eventit, po mbahen sekrete. Patjetër që ne kemi njerëz të brendshëm për të mësuar se ku do të mbahet takimi. Sa më shpejt ta kemi këtë informacion, do ta shpërndajmë, që të gjithë ta marrin vesh dhe të mblidhemi që ta presim Sali Berishën ashtu siç e meriton.”

Bie në sy se Jurgen Boduri, së bashku me personat që etiketon në rrjetet sociale për protestën kundër Sali Berishës, janë përkrahës të protestës së “flamingove” në bulevardin e Tiranës. Ai madje thotë se ka persona të infiltruar në grupin organizator të takimit të Berishës në Nju Xhersi.

Tashmë, Berishës shuplaka nuk po i vjen më nga SHBA-ja. Ata ia dhanë vizën. Vizën po ia heqin këtë herë “flamingot” që mbështeti në Tiranë kundër SHBA-së./ Gazeta Tema

NGA KATEGORIA

“Po bën histori”/ Presidentja e Komisionit Europian jep LAJMIN E MIRË për Shqipërinë dhe Edi Ramën…
POLITIKË

“Po bën histori”/ Presidentja e Komisionit Europian jep LAJMIN E MIRË për Shqipërinë dhe Edi Ramën…

30/09/2026
Zhvillim i fundit/ Miratohet kërkesa surprizë nga burgu e Erion Veliajt…
POLITIKË

Zhvillim i fundit/ Miratohet kërkesa surprizë nga burgu e Erion Veliajt…

29/09/2026
“Je në mes të rrugës se…”/ Plas sherri mes qytetarit dhe Erion Braçes: Të shkë***fsha atë që… (VIDEO)
POLITIKË

“Je në mes të rrugës se…”/ Plas sherri mes qytetarit dhe Erion Braçes: Të shkë***fsha atë që… (VIDEO)

29/09/2026
Klevis Balliu gjen zgjidhjen për “korrupsionin”: Të shkrihet SPAK dhe të merret…
POLITIKË

Skandali në SHISH/ Klevis Balliu i kërkon “llogari” Edi Ramës për emërimin e Vlora Hysenit

29/09/2026
Arrestimi i Vlora Hysenit, Taulant Balla “thyen heshtjen”: Unë…
POLITIKË

Arrestimi i Vlora Hysenit, Taulant Balla “thyen heshtjen”: Unë…

29/09/2026
Nuk përmbahet Deputetja: Edi Rama më i mirë se Fan Noli, është kryeministri më…
POLITIKË

Nuk përmbahet Deputetja: Edi Rama më i mirë se Fan Noli, është kryeministri më…

29/09/2026

LAJMET E FUNDIT:

Rama nuk tërhiqet, mesazh i fortë përpara presidentes së Komisionit Europian: Këtu mbaron…
EDI RAMA

Rama nuk tërhiqet, mesazh i fortë përpara presidentes së Komisionit Europian: Këtu mbaron…

01/10/2026
Çfarë i kamë thënë ndërkombëtarët për Vlora Hysenin? Rama “then heshtjen”: Materialet…
EDI RAMA

Çfarë i kamë thënë ndërkombëtarët për Vlora Hysenin? Rama “then heshtjen”: Materialet…

30/09/2026
“Po bën histori”/ Presidentja e Komisionit Europian jep LAJMIN E MIRË për Shqipërinë dhe Edi Ramën…
POLITIKË

“Po bën histori”/ Presidentja e Komisionit Europian jep LAJMIN E MIRË për Shqipërinë dhe Edi Ramën…

30/09/2026
Përplasja për pagat e gjyqtarëve/ Rama kryen LËVIZJEN urgjente, fton…
EDI RAMA

Ndryshon “ligji”/ Kryeministri Rama tregon si NDRYSHON gjithçka: Kush dënohet nën 5 vite burg…

30/09/2026
Mjekësia në zi/ E TRISHTË! Kush është doktoresha shqiptare që ndahet nga jeta në moshë të re….
BOTA

Mjekësia në zi/ E TRISHTË! Kush është doktoresha shqiptare që ndahet nga jeta në moshë të re….

30/09/2026
Kujt i del në krah? Ambasadori i Gjermanisë BEFASON me komentin për protestën e “Zvërnecit”…
EDI RAMA

Presidentja e KE takohet sot me Ramën/ Protestuesit dalin me njoftim URGJENT: Të…

30/09/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!