Pasi Gjykata e Posaçme vendosi “arrest me burg” për Ilir Metën, ditën e sotme rikthehet sërish një temë e nxehte.
Sot në orën 12:00, mbahet seanca paraprake në GJKKO për ish kryeministrin Sali Berisha dhe 4 e pandehurit e tjerë referuar hetimeve për dosjen “Partizani”.
Gjyqtarja Flojera Davidhi do të vendosë për kalimin ose jo për gjykim të dosjes. Një muaj më parë, SPAK i komunikoi Sali Berishës akuzën e “korrupsionit pasiv” dhe Jamarbër Malltezit atë të “korrupsionit” e “pastrimit të parave” në lidhje me dosjen e ish kompleksit Partizani.
SPAK është duke vijuar hetimet sa i takon pasurisë ndaj ish-kryeministrit dhe rrethit të ngushtë të familjarëve të tij. Prej dhjetorit të kaluar, Berisha e Malltezi mbahen të izoluar në banesë pasi gjykata ka caktuar masën e arrestit shtëpiak.












