Ministrja Klodiana Spahiu ka reaguar me urgjencë në rrjetet sociale iniciuar nga një intervistë e një protestuesi i cili tha se në “bulevard ka vdekur dikush”.
Ministrja e Shëndetësisë bën thirrje që mos të ketë përhapje të kota aludimesh dhe mos të nxitet urrejtje e panik.
Fillimisht ishte protestuesi që tha: “Nuk ka paqësisht. Ka llafe që ka edhe të vdekur këtu, por do të dalin fjalët. 100 përqind. Mos e leni gjakun me shku për ujë. Mos e bëni gjakun ujë. Kaq di me thënë unë për të gjithë”.
E mandej erdhi reagimi i ministres Spahiu, e cila shkruante në kanalin zyrtar në facebook-un e saj: “E PAPRANUESHME! E RREZIKSHME! E DËNUESHME! Thirrjet për dhunë dhe përhapja e aludimeve të paverifikuara për viktima janë një papërgjegjshmëri e rëndë që rrezikon të nxisë panik, urrejtje dhe përshkallëzim të dhunës! Nuk mund të luhet me jetën e njerëzve! Nuk mund të bëhen thirrje për sulme dhe shkatërrim! Kjo gjuhë duhet dënuar pa asnjë ekuivok! Çdo thirrje për dhunë duhet të marrë përgjigjen që parashikon ligji!”.












