Sunday, July 5, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Ka ngecur integrimi në BE? Deputetja e PS tregon gjithçka dhe zbulon të vërtetën…

by Rilindje
13/05/2026
in BOTA
Ka ngecur integrimi në BE? Deputetja e PS tregon gjithçka dhe zbulon të vërtetën…

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, hodhi poshtë çdo pretendim se procesi i integrimit ka ngecur.

Edhe pse COELA, grupi teknik, i cili shqyrton raportet e Komisionit Europian, ende nuk e ka miratuar raportin për Shqipërinë, Kuko tha se ka ende kohë.

“Ky grup mblidhet çdo javë dhe shqyrton raportin e KE, që në rastin konkret për Shqipërinë ishte pozitiv. Fakti që ende nuk ka një verdikt nuk do të thotë asgjë, vetëm se kemi një proces”, tha Kuko.

“Ka edhe disa mbledhje të tjera dhe deri atëherë duhet të themi vetëm progres pune i vazhdueshëm deri në bindjen e vendeve anëtare, të cilat duhet thënë që janë edhe skeptike brenda vendeve të tyre lidhur me procesin e zgjerimit, nuk ka të bëjë gjithmonë vetëm me progresin e Shqipërisë. Nuk ka stepje, KE është miku ynë në sesnin e ndihmës, por negociatat bëhen me 27 vendet e unionit. Prandaj duhet të merret miratimi i secilit. Ne e dimë që në disa vende, edhe për shkak të dinamikave të brendshme, euroskepticizmit, kundër zgjerimit, e komplikon pak këtë pjesë. Që do të thotë nuk ka probleme vetëm me Shqipërinë, por një vendimmarrje tekniko-politike, do të thosha vetëm politike. Por ajo që vlen është që kemi marrë vlerësim pozitiv nga komisioni Europian për plotësimin e reformave. Sigurisht që do të duhet të plotësojmë kushtet edhe më tej, por jam optimiste që do të mbyllim një pjesë të kapitujve brenda këtij viti”, shtoi ajo.

Kuko tha se nuk është në dijeni që Gjermania është në grupin e shteteve që kanë stepje për progresin e Shqipërisë. “Nuk mund ta them këtë pjesë. Por dimë që ka disa vende në Europë, që për shkak të dinamikave të brendshme politike, mos harrojmë që pjesa më e madhe e Parlamentit Europian i takon forcave të djathta dhe fatkeqësisht forcave të ekstremit të djathtë, të cilat kanë arritur të marrin një përqindje shumë të madhe votash. Besoj që janë dinamikat e brendshme të këtyre shteteve të cilat patjetër që reflektohen edhe në vendimet nëse do të duhet të ketë zgjerim ose jo”, shtoi ajo.

NGA KATEGORIA

Kush qendron pas projektit për Sazanin dhe Nartën? Flet eurodeputetja Ilaria Salis
BOTA

Kush qendron pas projektit për Sazanin dhe Nartën? Flet eurodeputetja Ilaria Salis

04/07/2026
Ambasada e SHBA-së reagon për herë të parë për protestat kombëtare, paralajmërimi për…
BOTA

Ambasada e SHBA-së reagon për herë të parë për protestat kombëtare, paralajmërimi për…

03/07/2026
Protesta e “Zvërnecit”/ Pedagogu Lush Susaj: Ambasadat e BE dhe SHBA duhet ta rrëzojnë qeverinë Rama…
BOTA

Protesta e “Zvërnecit”/ Pedagogu Lush Susaj: Ambasadat e BE dhe SHBA duhet ta rrëzojnë qeverinë Rama…

02/07/2026
Kush është eurodeputetja italiane që iu bashkua protestës për “Zvërnecin”: Le të…
BOTA

Kush është eurodeputetja italiane që iu bashkua protestës për “Zvërnecin”: Le të…

27/06/2026
Tirana “zien” nga protesta e të rinjve/ Eurodeputetja italiane BEFASON të gjithë me reagimin…
BOTA

Tirana “zien” nga protesta e të rinjve/ Eurodeputetja italiane BEFASON të gjithë me reagimin…

26/06/2026
Donald Trump do të mbledhë Bordin e Paqes në Qipro, por a do të marrë pjesë Edi Rama?
BOTA

Donald Trump do të mbledhë Bordin e Paqes në Qipro, por a do të marrë pjesë Edi Rama?

25/06/2026

LAJMET E FUNDIT:

“Pronarë të protestës”/ Reagon Edi Rama: Edhe pak me vonesë, duhet të dini dy gjëra…
EDI RAMA

“Pronarë të protestës”/ Reagon Edi Rama: Edhe pak me vonesë, duhet të dini dy gjëra…

05/07/2026
Dhuna, tensionet dhe përplasjet/ Analisti thirrje protestuesve: Nuk rrëzohet Rama me…
AKTUALITET

Dhuna, tensionet dhe përplasjet/ Analisti thirrje protestuesve: Nuk rrëzohet Rama me…

05/07/2026
Rama mesazh për protestën: U kthye në një arkmort politik, ju…
EDI RAMA

Rama mesazh për protestën: U kthye në një arkmort politik, ju…

05/07/2026
LAJM I MIRË/ Rritet ekonomia! Rama premton rritje rroge, kurse pensionistët…
EDI RAMA

LAJM I MIRË/ Rritet ekonomia! Rama premton rritje rroge, kurse pensionistët…

05/07/2026
KUPA E BOTËS|. 90% mundësi për rrufe! Anglinë e ndjek “mallkimi” i motit, ja vendimi dramatik
SHOWBIZ

KUPA E BOTËS|. 90% mundësi për rrufe! Anglinë e ndjek “mallkimi” i motit, ja vendimi dramatik

05/07/2026
Do tërhiqet nga Zvërneci? Rama i “prerë” tregon VENDIMIN pas protestave: Të q*fsha ropt…
AKTUALITET

Gjykata liroi 19 protestuesit e “Zvërnecit”, shikoni çfarë po ndodh në paraburgim…

05/07/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!