Tuesday, June 30, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

“Kisha plan të largohesha nga politika”, Ilir Meta rrëfehet: Sot do të isha ambasador në…

by Rilindje
01/05/2026
in POLITIKË
“Kisha plan të largohesha nga politika”, Ilir Meta rrëfehet: Sot do të isha ambasador në…

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka rrëfyer se përpara se të arrestohej, madje para djegies së mandateve nga opozita në vitin 2019, kishte patur në plan të tërhiqej nga politika aktive. Por ngjarjet që ndodhën, e bënë të pamundur këtë.

Në një intervistë për drejtuesin e emisionit “Opinion” Blendi Fevziu, ai ka treguar se djegia e mandateve dhe gjithë të tjerat që pasuan, sikur të mos kishin ndodhur, ai do ishte sot ambasador në Danimarkë dhe nuk do të përfshihej fare në politikën e Tiranës.

Tani, thotë se largimi nga politika për të është vetë braktisja e Lirisë, e cila është në ADN-në e tij, ndaj është më i vendosur se kurrë që të luftojë, jo thjesht për lirinë e tij, por të të gjithë shqiptarëve të ndershëm dhe patriotë.

Pjesë nga intervista:

Blendi Fevziu: Duke qenë në izolim dhe nën gjykim, a keni hequr ju dorë nga politika aktive?

Ilir Meta: Unë e kisha një plan për t’u larguar nga politika, kur edhe pse me dilema, pranova të bëhem President i Republikës, e nëse nuk do kishin ndodhur çmendurira si komploti për djegien e mandateve dhe marrëzia si betimet te “Lana” të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese ndoshta sot do të isha si ambasador në Danimarkën time të preferuar. Ato që ndodhën e bënë të pashmangshëm rikthimin tim në politikën aktive atje ku mund të ndryshohen gjërat në themel.

Që ditën e parë të largimit nga detyra e Presidentit të Republikës, shpikën një “e-mail” nga SHBA, se gjoja  unë kisha qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, një palaçollëk që zgjati nja një vit duke përgojuar persona jopublikë.

Pastaj pasi zbuluan disa telefona të njerëzve pranë meje, u përpoqën që të largohesha vetë me të “mirë”. Dhe meqënëse unë jo vetëm nuk u largova me të “mirë” dhe nuk u arratisa nga frika e letërporosive që vinin çdo ditë, i ranë shkurt dhe më rrëmbyen në 21 Tetor 2024. Largimi im nga politika tani, për mua është vetë braktisja e Lirisë, e cila është në ADN-në time. Ndaj jam më i vendosur se kurrë që të luftoj, jo thjesht për lirinë time, por të të gjithë shqiptarëve të ndershëm dhe patriotë.

Blendi Fevziu: A keni vetëm një betejë, atë me drejtësinë?

Ilir Meta: Unë nuk kam asnjë betejë me Drejtësinë, pasi kurrë nuk kam shkelur asnjë ligj dhe as kam qenë në dijeni se dikush tjetër ka shkelur ligjin. Kurrë nuk kam bërë as ligje dhe as vendime me porosi si Edi Rama. Kurrë nuk kam favorizuar asnjë kompani apo biznesmen dhe kurrë nuk i kam shkaktuar një qindarkë dëm Buxhetit të Shtetit. Natyrisht kjo është e gjitha një betejë politike ku Edi Rama po përdor si armë politikë drejtësinë e kapur prej tij me mbështetjen e McGonigalëve dhe Mogherinëve.

Unë kurrë as i jam shmangur drejtësisë dhe as e kam penguar atë. Sot është provuar botërisht se Edi Rama është pengmarrësi dhe penguesi i drejtësisë por edhe i integrimit europian ku “shkëlqen” si recidivist.

NGA KATEGORIA

Agron Shehaj zbulon ku janë dërguar 6 protestuesit, qytetari jep ULTIMATUMIN para Komisariatit: Nëse…
POLITIKË

Agron Shehaj zbulon ku janë dërguar 6 protestuesit, qytetari jep ULTIMATUMIN para Komisariatit: Nëse…

30/06/2026
VIDEO/ Protestuesit rrethojnë deputetin e PS, ja çfarë ndodhi jashtë Kuvendit…
POLITIKË

VIDEO/ Protestuesit rrethojnë deputetin e PS, ja çfarë ndodhi jashtë Kuvendit…

30/06/2026
VIDEO/ Momenti kur qëllohet makina e ministres së Ramës, pamje e pazakontë nga…
POLITIKË

VIDEO/ Momenti kur qëllohet makina e ministres së Ramës, pamje e pazakontë nga…

30/06/2026
“Plas sherri”/ Protestuesit përplasen me Policinë dhe sulmojnë automjetin e Albana Koçiut…
POLITIKË

“Plas sherri”/ Protestuesit përplasen me Policinë dhe sulmojnë automjetin e Albana Koçiut…

30/06/2026
Deputetët në Kuvend/ Lëvizja befasuese e protestuesve, marrin koshin e mbeturinave dhe…
POLITIKË

Deputetët në Kuvend/ Lëvizja befasuese e protestuesve, marrin koshin e mbeturinave dhe…

30/06/2026
Lëvizje surprizë! Çfarë ndodhi gjatë natës në protestën përballë Kryeministrisë…
POLITIKË

Del EMRI surprizë/ Shqiptarët zgjedhin të preferuarin, kush duhet ta drejtojë “Qeverinë Tranzitore”

30/06/2026

LAJMET E FUNDIT:

Detaje nga aksidenti tragjik/ Shoferi i autobusit pësoi infarkt, 12 të plagosur, një fëmijë…
AKTUALITET

Detaje nga aksidenti tragjik/ Shoferi i autobusit pësoi infarkt, 12 të plagosur, një fëmijë…

30/06/2026
Qeveria jep super lajmin/ Rama e KONFIRMON, tjetër BONUS për pensionistët. Shpërndarja nis më datën…
EDI RAMA

Qeveria jep super lajmin/ Rama e KONFIRMON, tjetër BONUS për pensionistët. Shpërndarja nis më datën…

30/06/2026
Zbardhen EMRAT: Këta janë protestuesit e arrestuar nga Policia, ja ku po mbahen…
AKTUALITET

Zbardhen EMRAT: Këta janë protestuesit e arrestuar nga Policia, ja ku po mbahen…

30/06/2026
LAJM I FUNDIT/ Tragjike! Autobusi përmbyset në autostradën Tiranë – Durrës! Humbin jetën…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Tragjike! Autobusi përmbyset në autostradën Tiranë – Durrës! Humbin jetën…

30/06/2026
Rama me origjinë greke? Kryeministri befason me përgjigjen…
EDI RAMA

Nga Vlora firmoset marrëveshja e rëndësishme/ Rama jep LAJMIN E MIRË: Do të hapen…

30/06/2026
Agron Shehaj zbulon ku janë dërguar 6 protestuesit, qytetari jep ULTIMATUMIN para Komisariatit: Nëse…
POLITIKË

Agron Shehaj zbulon ku janë dërguar 6 protestuesit, qytetari jep ULTIMATUMIN para Komisariatit: Nëse…

30/06/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!