Zhurma e motorit është “melodia” më e bukur për 21-vjeçaren, Leticia e cila ka thyer çdo tabu, duke u bërë ndër të paktat vajza që drejton një motor sportiv.
“Mundohem kur qarkulloj gjatë ditës vishem si çun, ndonjë ‘huddie’, tuta…mbulohem dhe është reagimi i policit kur të ndalon, që ua qenke gocë, nuk para vënë gjoba (qesh)”, tregon Leticia Djala, motoriste.
Pasionet e 21-vjeçares, janë të shumta dhe aspak nuk lidhen me njëra-tjetrën. Ajo studion për arkitekturë, punon si instruktore palestre dhe së fundi njihet si motoriste. Familja ka thuajse një muaj që ka zbuluar talentin e ri të të voglës së tyre. Për t’i prezantuar prindërve dashurinë e re, iu desh të bënte shumë sakrifica.
“Vija me makinë në punë, parkoja makinën merrja motorin, në darkë, parkoja motorin, merrja makinën, ikja në shtëpi”, tregon 21-vjeçarja per pasionin e saj.












