Sesioni parlamentar i Kuvendit të zgjedhur më 11 maj nis punimet në muajin shtator, por opozita përveçse është në krizë, ka shfaqur edhe një bipolaritet politik të theksuar në diskursin e saj dhe planet se çfarë do të bëjë me mandatet.
“Nuk mendoj se do ketë më shumë se 2 persona nga qeveria aktuale në kabinet, sepse i ka në Parlament. Mendoj se Balluku dhe Gonxhe mund të vazhdojnë, si dhe Spiropali, ata besoj se janë më të sigurtit aty, për të tjerët mendoj se do lëvizin”, tha Spahiu.
Kreshnik Spahiu ironizoi se deputetët demokratë me Berishën në krye, do pranojnë të hyjnë në Parlament dhe të marrin rrogën 3300 euro nga Edi Rama.
“Në një anë thotë s’i njohim zgjedhjet, në anën tjetër bën grupet parlamentare për të marrë lekët. Nga një anë thotë do bëjmë protesta popullore në rrugë jashtë Parlamentit, nga ana tjetër i jep borxh deputetë partive të tjera. Një grup parlamentar merr 100 mijë euro më shumë, 6 grupe marrin 600 mijë euro, duke përfshirë të gjitha strukturat. Kam një pyetje? A do shkojnë këta deputetë në Parlament të marrin rrogën 3,3 mln euro që u ka vendosur qeveria e Edi Ramës?! Këta deputetë duan që demokratët të rrinë rrugëve, të protestojnë te shtëpia e Berishës dhe të mos e humbasin rrogën e tyre. Morali i tyre duhet të ndahet nga këto interesa dhe të mbushin sheshet. Dy gjëra janë të sigurta në jetë, vdekja dhe xhaketat që deputetët e PD varin prej 35 vitesh te PD“, tha Kreshnik Spahiu.












