Monika Kryemadhi ka dalë në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat ku dhe ka folur lidhur me arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta si dhe akuzat e SPAK ndaj tyre.
Kryemadhi zbuloi se në moshën 6 vjeçare vajza e saj i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale pasi i rrezikohej jeta dhe për të gjitha operacionet si të vajzës po ashtu dhe të Ilir Metës ka qenë deputetja që ka paguar.
“Në moshën 6 vjeç fëmija im është tmerruar dhe mjekët i kanë dhënë 1 javë jetë nëse nuk do bënte ndërhyrje. Kanë bërë dhe dy operacioine të tjera një 2013 dhe një në 2015 dhe një që është hapur mamaja e tyre deri në fund të barkut. Ilir Meta ka bërë një operacion në 2013 dhe kam paguar unë, Ilir Meta nuk e di. Ilir Meta nuk ka paguar në jetën e vet asnjë shishe ujë”, tha Kryemadhi.