Ish-deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur ditën e sotme GJKKO. Monika Kryemadhi ka ironizuar zhvillimet e fundit që lidhen me drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni.
Teksa ka mbërritur në ambientet e SPAK-ut, Kryemadhi është ndalur për pak çaste për të folur me gazetarët, duke komentuar në mënyrë ironike rastin.
“Ditë të gjatë keni…E pe si i fik radarët… Dashuria gjë e madhe. Si s’na i fiku njeri radarët ne , vetëm na i ndezën”, tha Kryemadhi. / NewsBomb.al












