Monika Kryemadhi, në një deklaratë për mediat pasi GJKKO rikonfirmoi masat e sigurisë për të dhe presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, tha se akuzat ndaj tyre janë absurde dhe çështja duhet të ishte ndarë.
Kryemadhi shprehet se prokurorët s’kanë pasur asnjë provë për CEZ-DIA dhe e kanë bashkuar me akuzat ndaj saj.
Ajo shton se ishte qesharake kur prokurori tha se Monika Kryemadhi ka hequr mitrën në bashkëpunim me Ilir Metën.
“Qëndrimi im dhe argumenti im, ishte që për cdo që akuzohet Ilir Meta nuk ka asnjë lloj lidhje. Duket që s’kanë pasur asnjë gjë për CEZ-DIA dhe e kanë bashkuar me akuzat e mia. Ishte qesharake, kur prokurori tha se Monika Kryemadhi ka hequr mitrën në bashkëpunim me Ilir Metën. Çlidhje ka Ilir Meta. Ia sqarova prokurorisë dhe gjyqtarit, për të gjitha gjërat që akuzohet Monika. Nuk është problemi se Ilir Meta është i rrezikshëm, se duan ta bëjnë të rrezikshëm. Do të doja të ma bënin një herë në javë detyrimin e paraqitjes te mbaja konferenca për gazetarët”, tha Kryemadhi.