Kryeministri Edi Rama është drejtuar nga me një videomesazh nga aeroporti “Nënë Tereza”, menjëherë pasi mbërriti nga SHBA, ku ka komentuar zhvillimet e fundit, lidhur me masën e arrestit në shtëpi të ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, duke e cilësuar masën ndaj saj “ekstreme”.
Rama theksoi se nuk ka të drejtë të ndërhyjë në përmbajtjen e dosjes apo në arsyet që kanë çuar gjykatën në marrjen e këtij vendimi.
“Sapo jam kthyer nga New York ku siç e dini përfaqësova Shqipërinë në OKB. Vendosa të drejtohem menjëherë nga aeroporti ‘Nënë Tereza’. Zhvillimet e fundit, pas vendosjes së masës të arrestit shtëpie për ish-drejtuesen e SHISH, kërkojnë adresim të menjëhershëm dhe të drejtpërdrejtë. Ishte pa diskutim një masë ekstreme po të mbajmë parasysh se bëhet fjalë për ekspozimin e një institucioni të veçantë. Unë s’kam të drejtën të ndërhyj në përmbajtjen e dosjes dhe çfarë e ka çuar gjykatën ta bëjë. S’e kam bërë më parë dhe as nuk do ta bëj. Çdo dyshim duhet të hetohet deri në fund. Çdo akuzë duhet të rrëzohet ose të provohet përmes një procesi të paanshëm. ur puna sjell që hetimi të zgjidhet deri te kreu, nuk është problemi i një shteti të pavarur, por i krejt shtetit. I ka lënë pa fjalë partnerët tanë,” tha Rama.












