Tuesday, August 18, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Kundër resortit të Jared Kushner në Sazan, LETRA RRUFE që ka mbërritur në zyrën e Edi Ramës

by Rilindje
24/01/2026
in BOTA
Kundër resortit të Jared Kushner në Sazan, LETRA RRUFE që ka mbërritur në zyrën e Edi Ramës

Rreth 40 organizata mjedisore ndërkombëtare kanë ngritur alarmin kundër planit për zhvillimin e një resorti luksoz në ishullin e Sazanit, duke kërkuar pezullimin e menjëhershëm të projektit të Jared Kushner, dhëndrit të presidentit Donald Trump.

Kjo kërkesë e këtyre organizatave ka ardhur për shkak të rreziqeve serioze ,që sipas tyre, ky investim paraqet për biodiveristetin unik të zonës.

Kushner synon të transformojë ishullin e pabanuar të Sazanit, i vendosur në jugperëndim të vendit tonë, në një destinacion turistik ultra-luksoz. Ishulli, i cili gjatë regjimit komunist shërbente si bazë ushtarake sekrete, parashikohet të kthehet në një kompleks turistik me vlerë rreth 1.2 miliardë euro.

Në një letër drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe ministrit së Mjedisit, Sofian Jaupaj, 41 organizata mjedisore nga 28 vende të botës shprehin shqetësimin e tyre të thellë për ndikimin që ky projekt mund të ketë mbi ekosistemet tokësore dhe detare të ishullit.

Lidhur me këtë letër që u ka mbërritur kreut të qeverisë shqiptare dhe ministrit të Mjedisit deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar nga vetë autoritetet tona.

Sipas organizatave nënshkruese, plani parashikon ndërhyrje në rreth 450 hektarë territor, duke vënë në rrezik serioz biodiversitetin dhe ekosistemet kritike të zonës. Ishulli i Sazanit dhe ujërat përreth tij konsiderohen habitat jetik për disa nga speciet detare më të rrezikuara në botë.

Veçanërisht shqetësuese është prania e fokës mesdhetare (Monachus monachus), një nga gjitarët detarë më të rrezikuar globalisht, e cila klasifikohet si specie në rrezik zhdukjeje nga Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës. Përveç saj, zona strehon edhe 36 specie të tjera detare të kërcënuara në nivel global.

Organizatat kërkojnë jo vetëm pezullimin e çdo vendimi për avancimin e projektit, por edhe përfshirjen e territorit tokësor të ishullit të Sazanit brenda parkut kombëtar detar që e rrethon atë.

NGA KATEGORIA

FOTO/ Kush është “ministri VIP” nga Belgjika që vjen për pushime në Shqipëri…
BOTA

FOTO/ Kush është “ministri VIP” nga Belgjika që vjen për pushime në Shqipëri…

18/08/2026
LAJM I MIRË për Shqiptarët/ Marrëveshja e pensioneve me një tjetër SHTET, i jepet “OK” nga…
BOTA

LAJM I MIRË për Shqiptarët/ Marrëveshja e pensioneve me një tjetër SHTET, i jepet “OK” nga…

16/08/2026
LAJM I MIRË: Ky shtet i madh heq vizat për Shqiptarët, vendimi hyn në fuqi nga data…
BOTA

LAJM I MIRË: Ky shtet i madh heq vizat për Shqiptarët, vendimi hyn në fuqi nga data…

14/08/2026
Deklarata skandaloze e Vuçiç/ Bashkimi Europian reagon për kërcënimin serb…
BOTA

Deklarata skandaloze e Vuçiç/ Bashkimi Europian reagon për kërcënimin serb…

11/08/2026
Kërcënon të lërë Kosovën pa ujë, Vuçiç i përgjigjet ashpër Edi Ramës: Ç’punë ka…
BOTA

Kërcënon të lërë Kosovën pa ujë, Vuçiç i përgjigjet ashpër Edi Ramës: Ç’punë ka…

11/08/2026
“Çfarë do të bëjnë shqiptarët”/ Serbia kërcënon Kosovën se do ta lejë pa ujë…
BOTA

“Çfarë do të bëjnë shqiptarët”/ Serbia kërcënon Kosovën se do ta lejë pa ujë…

09/08/2026

LAJMET E FUNDIT:

FOTO/ Kush është “ministri VIP” nga Belgjika që vjen për pushime në Shqipëri…
BOTA

FOTO/ Kush është “ministri VIP” nga Belgjika që vjen për pushime në Shqipëri…

18/08/2026
Rama i çjerr maskën “Zvërnecit” dhe nxjerr VIDEON e pazakontë: Së shpejti i pret…
EDI RAMA

Rama i çjerr maskën “Zvërnecit” dhe nxjerr VIDEON e pazakontë: Së shpejti i pret…

18/08/2026
Moti bën kthesën DRASTIKE! Rrebesh shiu dhe rrufe, ja zonat e Shqipërisë që preken…
AKTUALITET

Moti bën kthesën DRASTIKE! Rrebesh shiu dhe rrufe, ja zonat e Shqipërisë që preken…

18/08/2026
LAJM I FUNDIT/ E rëndë! Ambulanca me pacientin brenda përplaset me një automjet në qytetin…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ E rëndë! Ambulanca me pacientin brenda përplaset me një automjet në qytetin…

18/08/2026
Bashkimi Europian gëzon të gjithë Shqiptarët/ Qeveria Rama merr lajmin e mirë…
AKTUALITET

Hapen vende të reja pune në shtet/ Ministri jep njoftimin e rëndësishëm…

17/08/2026
Pas ndarjes me Ramën/ Marjana Koçeku befason të gjithë: Vota ime në Kuvend shkon për…
POLITIKË

Pas ndarjes me Ramën/ Marjana Koçeku befason të gjithë: Vota ime në Kuvend shkon për…

17/08/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!