Kryeministri Edi Rama pritet që nesër dhe pasnesër të mbledhë ministrat dhe kryesinë e Partisë Socialiste.
Burime për mediat bëjnë me dije se përgjatë kësaj mbledhje, përpos analizë së punës së bërë deri më tani nga kabineti qeveritar, do të diskutohet dhe për zgjedhjet e 11 majit si dhe për emrat e kandidatëve të cilët do të përfshihen në lista.
Ky takim përkon dhe me afrimin e datës 12 mars, datë e cila shënjon dhe afatin e fundit për depozitimin në Komision Qendror të Zgjedhjeve të listave të kandidatëve për deputet.
Përgjegjësinë për hartimin e listës e kanë drejtuesit politikë të qarqeve, të cilët më pas do ta paraqesin në Kryesi nga ku dhe do të dalin dhe listat përfundimtare.












