Friday, October 2, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Kush do të jetë i radhës? Marjana Koçeku paralajmëron rebelim në PS: Së shpejti prisni…

by Rilindje
23/06/2026
in POLITIKË
Berisha i kërkon dorëheqjen/ Rama LËVIZJE të menjëhershme ditën e hënë, mbledh…

Deputetja Marjana Koçeku i ka shkruar sot gjerë e gjatë Edi Ramës, duke e nisur me protestën që zhvillohet prej 22 ditësh nën zyrën e tij dhe e mbylli me një përgjigje për të parin e socialistëve, pasi kur ka vendosur të largohej nga PS-ja, ai i ka shkruar një mesazh.

Ajo thotë se pakënaqësia që është ngritur në popull, është shumë e madhe dhe nuk shembet më, ndaj sipas saj, Edi Rama duhet të dëgjojë thirrjen që i brohorasin çdo mbrëmje, për largim.

“Hymja jeme në politikë ka qenë nji vendim që më mori kohë për me e gjet guximin që ta bajsha atë hap, por largimi nga formacioni që ju keni ndërtue dhe që sot ndodhet në nji dehje të thellë pushteti, më kërkoi edhe ma shumë kohë derisa gjeta guximin për me e realizue”, shkruan Marjana Koçeku.

Teksa tregon për vendimin e vështirë për t’ju futur politikës nën siglën e Partisë Socialiste, ajo zbulon edhe situatën në Grupin Parlamentar të kësaj force politike, e cila drejton vendin prej 13 vitesh. Sipas Marjana Koçekut, drejtuesit nuk lejojnë as më të voglin mendim ndryshe.

“Për ata që pyesin pse nuk fola ma herët, përgjigjja nuk kërkon shumë kohë. Drejtuesit e grupit që lashë pas nuk e pranonin mendimin ndryshe, as debatin, as ndjeshmëninë morale. Madje ata me çdo mjet përpiqen t’ia marrin frymën edhe tentativës ma të vogël për me qenë ndryshe, a me mendim të lirë”, shkruan deputetja e larguar nga PS.

Marjana Koçeku e paralajmëron Edi Ramën se situata në Parinë Socialiste nuk është ashtu siç duket apo ashtu siç atij i përcillet, sepse, sipas saj, edhe vetë socialistët e kanë humbur besimin tek ai dhe këtë ajo e ka parë vetë. Ajo madje tregon se shumë shpejt, nga radhët e PS do të ketë rebelime të reja.

“Si deputete e kam pa nga afër dhe jam e bindun se edhe nji pjesë e madhe e elitës politike nuk ka ma besim te ju, por guximi për me u rrëfye dhe për me veprue mund të lypin edhe pak kohë.

Njerëzit munden me rrokë nji ideologji të caktueme në masën që ajo u garanton nji perspektivë individuale dhe nji siguri kolektive. Sot n’Shqipni të dyja këto po çalojnë thellësisht”, thekson ajo në reagim.

Tags: largimiramaVendimi

NGA KATEGORIA

Del nga “kafazi” Ilir Meta! Gjykata e Apelit befason me vendimin për ish-presidentin…
POLITIKË

“Nëse ndryshohet Kodi Penal, përfiton edhe Ilir Meta”/ Deklarata surprizë nga…

02/10/2026
Një “kullë magjike” do të ndërtohet në vend të “Tajvanit”/ Ja projekti si do të duket…
POLITIKË

Një “kullë magjike” do të ndërtohet në vend të “Tajvanit”/ Ja projekti si do të duket…

01/10/2026
PD kërkon ta çojë çështjen e ish kreut të SHISH në Kuvend, PS-ja i kthen përgjigjen e prerë…
POLITIKË

PD kërkon ta çojë çështjen e ish kreut të SHISH në Kuvend, PS-ja i kthen përgjigjen e prerë…

01/10/2026
“Po bën histori”/ Presidentja e Komisionit Europian jep LAJMIN E MIRË për Shqipërinë dhe Edi Ramën…
POLITIKË

“Po bën histori”/ Presidentja e Komisionit Europian jep LAJMIN E MIRË për Shqipërinë dhe Edi Ramën…

30/09/2026
Zhvillim i fundit/ Miratohet kërkesa surprizë nga burgu e Erion Veliajt…
POLITIKË

Zhvillim i fundit/ Miratohet kërkesa surprizë nga burgu e Erion Veliajt…

29/09/2026
“Je në mes të rrugës se…”/ Plas sherri mes qytetarit dhe Erion Braçes: Të shkë***fsha atë që… (VIDEO)
POLITIKË

“Je në mes të rrugës se…”/ Plas sherri mes qytetarit dhe Erion Braçes: Të shkë***fsha atë që… (VIDEO)

29/09/2026

LAJMET E FUNDIT:

Del nga “kafazi” Ilir Meta! Gjykata e Apelit befason me vendimin për ish-presidentin…
POLITIKË

“Nëse ndryshohet Kodi Penal, përfiton edhe Ilir Meta”/ Deklarata surprizë nga…

02/10/2026
Aksident tragjik/ Kush është 22 vjeçari që vdes, ambulanca aksidentohet rrugës për te Ushtaraku
AKTUALITET

Aksident tragjik/ Kush është 22 vjeçari që vdes, ambulanca aksidentohet rrugës për te Ushtaraku

02/10/2026
Rama publikon FOTON me presidentin Amerikan Donald Trump dhe ironizon: Ndoshta s’del që…
EDI RAMA

Rama publikon FOTON me presidentin Amerikan Donald Trump dhe ironizon: Ndoshta s’del që…

01/10/2026
Një “kullë magjike” do të ndërtohet në vend të “Tajvanit”/ Ja projekti si do të duket…
POLITIKË

Një “kullë magjike” do të ndërtohet në vend të “Tajvanit”/ Ja projekti si do të duket…

01/10/2026
“Shpërblim, një pagë shtesë!”/ Kush janë punonjësit që marrin LAJMIN E MIRË, i jepet “OK”…
AKTUALITET

“Shpërblim, një pagë shtesë!”/ Kush janë punonjësit që marrin LAJMIN E MIRË, i jepet “OK”…

01/10/2026
PD kërkon ta çojë çështjen e ish kreut të SHISH në Kuvend, PS-ja i kthen përgjigjen e prerë…
POLITIKË

PD kërkon ta çojë çështjen e ish kreut të SHISH në Kuvend, PS-ja i kthen përgjigjen e prerë…

01/10/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!