Shqipëria në zi për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos, ish-kryeministër dhe lider historik i Partisë Socialiste.
Dyert e Pallatit të Kongreseve janë hapur për familjarë, qytetarë e socialistë që duan t’i japin lamtumirën e fundit njeriut që la gjurmë të thella në politikën shqiptare të pas viteve ’90.
Bashkëshortja e tij, Xhoana Nano, djali Sokoli dhe vajza Edlira presin me dhimbjen e madhe njerëzit që vijnë për t’u përulur para kujtimit të tij.
Në homazhe ka marrë pjesë edhe kundërshtari politik i Fatos Nanos, ish-kreu i PD-se Lulzim Basha i cili është shoqëruar nga Merita Bakiu dhe Oriola Pampuri.












