Një makinë ka përfunduar në lumin e Lanës mbrëmjen e së dielës në kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Brrylit” në Tiranë, teksa mjeti në rrethana ende të paqarta ka dalë nga rruga kryesore dhe ka “fluturuar” drejt Lanës.
Burimet mediatike bëjnë me dije se kur Policia dhe ambulanca kanë shkuar në vendngjarje, por brenda mjetit tip “Volkswagen” nuk gjetën shoferin dhe as pasagjerin.
Policia dhe shërbimet e tjera ndodhen në vendngjarje për të nisur hetimet dhe nxjerrë veturën nga kanali. Ende nuk raportohet për persona të lënduar.