Partia e Lirisë me urdhër të Ilir Metës nga burgu ka njoftuar protestë më 6 dhjetor ora 12:00 para SPAK-ut.
Tedi Blushi thotë se pas 10 ditësh në Shqipëri do të fillojë stina e protestave por harron që opozita është braktisur nga populli pasi të gjitha sondazhet e nxjerrin fitues Edi Ramën dhe Partinë Soailiste e cila po shkon e sigurt drejt mandatit të katërt qeverisës.
“Më lejoni t’ju përcjell përshëndetjet më të ngrohta dhe të përzemërta të Ilir Metes. Më 6 dhjetor, ora 12:00 të niset stina e protestave përpara SPAK, për të denoncuar me prova e fakte, shkeljet flagrante të ligjit e Kushtetutës të kësaj strukture, që po bën sot. Vetëm me mosbindje civile shqiptarët mund t’i japin fund regjimit kriminal të Ramës”, tha Blushi teksa lexonte letrën e Ilir Metës.












