Pas 6 orësh seancë, Gjykata e Posaçme ka lënë në burg ish-ministrin Ilir Beqaj dhe bashkëpunëtorit të tij Ermal Kurtuljat, të prangosur për abuzimet me fondet e BE.
Beqaj kërkoi liri me kusht, ndërsa ofroi të vendosë si garanci 50 mijë euro. Edhe bashkëpunëtori i Ilir Beqajt, Ermal Kurtulaj, ka kërkuar masë më të butë sigurie me garanci pasurore!
Ish-ministri Beqaj ka mohuar akuzat që SPAK ka ngritur ndaj tij. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, pa praninë e medias.
Seanca u shty për sot me kërkesë të avokatëve mbrojtës, të cilët kërkuan kohë për t’u njohur me aktet hetimore. Gjyqtarja Rudina Palloj vlerësoi masat e sigurisë.












