Pritet të marrë fund së shpejti epoka e kredive të shpejta në vend, vetëm me kartë identitet, pa qenë domosdoshmërish në një punë. Banka e Shqipërisë ka hartuar projekt-rregulloren “Për administrimin e rrezikut operacional nga bankat, institucionet e pagesave dhe institucionet e parasë elektronike”.
Me rregulloren e re që pritet të miratohet nga Këshilli Mbikëqyrës, për të hyrë në fuqi në fillim të vitit të ardhshëm , për të dhënë hua institucionet financiare (jo-banka) do të duhet analizojnë më thellësisht aftësinë paguese të atyre që kërkojnë kredi, në të kundërt nuk do të miratohet “mikro-kredia”.
“Kompanitë e mikrokredisë marrin përsipër një risk më të lartë. Pikërisht pasi japin kredi të vogla pa një kolateral. Dhe kur gjërat nuk shkojnë mirë, për shkak të interesave të larta ndodhin ato që ndodhën që duket se kanë prodhuar një krizës sociale”, thotë Spaho, pedagog i ekonomisë.












