Ka nisur me tension dhe dhunë protesta e thirrur nga Sali Berisha në kryeqytet.
Ashtu sic e kishin paralajmëruar, protestuesit bllokuan disa akse rrugore, ndërsa në Rrugën e Elbasanit ka pasur përplasje të qytetarëve me policinë.
Të pranishëm ishin edhe disa deputetë të PD-së, mes tyre edhe Flamur Noka dhe Xhelal Mziu të cilët shtyjnë dhe dhunuan efektivët e policisë, raporton Top Channel.
Gjithashtu raportohet se janë shoqëruar në polici disa persona.












