Sërish lëkundje tërmeti janë regjistruar pasditen e së premtes në vendin tonë.
Lëkundjet u ndjenë të forta në Tiranë, Durrës e Krujë, rreth orës 18:20. Forca e tërmetit është regjistruar 3.6 Rihter dhe deri më tani nuk raportohet për dëme.
Tërmeti me thellësi fokale 5 km, e kishte epiqendrën rreth 7 km në jug-perëndim të Krujës.













