Wednesday, August 26, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

LAJM I MIRË për Shqipërinë! E pabesueshme çfarë ka ndodhur gjatë këtyre 7 muajve…

by Rilindje
26/08/2026
in POLITIKË
LAJM I MIRË për Shqipërinë! E pabesueshme çfarë ka ndodhur gjatë këtyre 7 muajve…

Shqipërinë e vizituan mbi 7 milionë turistë deri në korrik. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se në raport me një vit më parë, hyrjet e pushuesve të huaj u rritën me 6.5%.

“Quhem Sara dhe jam nga Republika Çeke. Është hera e parë në Shqipëri. Pas diplomimit, erdhëm për një udhëtim këtu. Ishim në jug, në Himarë, dhe disa ditë këtu në Tiranë.”, tha Sara, turiste nga Republika Çeke.

“Qëndruam në një apartament që e gjetëm në Airbnb. Çmimet janë të mira, ushqimi po ashtu. Na e sugjeruan prindërit, të cilët ishin këtu vitin e kaluar.”, tha Miriam, turiste.

Pas ngadalësimit në qershor, ecuri për të cilën qeveria ia drejtoi fajin protestuesve, rritja muajin e shkuar ishte me rreth 130 mijë vizitorë, ose 7.1 për qind.

“Unë jam skeptik për shifrat. Numri i hyrjeve në kufi nuk do të thotë domosdoshmërisht numër turistësh, pasi brenda tyre mund të ketë edhe kategori të tjera udhëtarësh. Ajo që duhet të masim është se sa prej tyre qëndrojnë, sa shpenzojnë dhe çfarë ndikimi kanë realisht në ekonominë e turizmit.” tha, Besnik Vathi, kryetar i Shoqatës së Tur-Operatorëve.

Pjesa më e madhe e atyre që vizituan Shqipërinë deri në korrik ishin europianë, të ndjekur nga vizitorët nga Amerika dhe Azia Lindore e Paqësori. Nga Azia e Jugut pati pak më shumë se 46 mijë turistë, ndërsa, pavarësisht tensioneve, nuk munguan as vizitorët nga Lindja e Mesme, me mbi 20 mijë të tillë.

“Për mua është hera e tretë në dy vite që vij në Shqipëri. Jemi afër dhe çmimet janë të mira. Më pëlqen Tirana dhe jugu i vendit.”, tha Alberto, turist nga Italia:

“Kemi diversifikuar disi gjeografinë, por sërish mbetemi të kufizuar. Tregu ynë vazhdon të jetë i përqendruar në disa vende dhe duhet të punojmë më shumë për të tërhequr turistë nga destinacione të reja, sidomos përtej tregut europian.”, tha, Besnik Vathi, kryetar i Shoqatës së Tur-Operatorëve.

Qeveria shqiptare pret që deri në fund të vitit Shqipërinë ta vizitojnë mbi 13 milionë turistë. Kurse kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria vijon të mirëpresë vizitorë nga e gjithë bota.

Tags: LAJM I MIRË për Shqipërinë! E pabesueshme çfarë ka ndodhur gjatë këtyre 7 muajve…

NGA KATEGORIA

“Rama ka marrë fund”/ Ish-ambasadori befason me paralajmërimin: Shtatori sjell goditje të mëdha…
POLITIKË

“Rama ka marrë fund”/ Ish-ambasadori befason me paralajmërimin: Shtatori sjell goditje të mëdha…

25/08/2026
Berisha zbulon lëvizjen e PD për zgjedhjet e 2027, flet për Alimehmetin dhe Braçen…
POLITIKË

Berisha zbulon lëvizjen e PD për zgjedhjet e 2027, flet për Alimehmetin dhe Braçen…

25/08/2026
Rama “i tërheq veshin” Braçes në sy të socialistëve: Nxjerr Erioni…
POLITIKË

“Do të fitoj zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës”/ Erion Braçe “kokfortë” tregon vendimin: Më thonë…

25/08/2026
Mehdi Malkaj befason nga protesta: Rama ka frikë! Do të ikin me brekë nëpër këmbë…
POLITIKË

Mehdi Malkaj befason nga protesta: Rama ka frikë! Do të ikin me brekë nëpër këmbë…

24/08/2026
Kur do të mbahen zgjedhjet lokale? Për herë të parë zbulohen DATAT, synohen 46 bashki…
POLITIKË

Kur do të mbahen zgjedhjet lokale? Për herë të parë zbulohen DATAT, synohen 46 bashki…

24/08/2026
“Edi kundër Edit”/ Rama reagon ndaj gazetarit për marrëveshjen me Italinë: Ishte mashtrues…
POLITIKË

Përfundon blloku i parë i takimeve me Edi Ramën, kush janë 3 ministrat e parë që kanë…

24/08/2026

LAJMET E FUNDIT:

Nis aksioni nga veriu në jug! Pas takimit me ministrat, Rama e bën “fakt” LËVIZJEN e radhës…
EDI RAMA

Nis aksioni nga veriu në jug! Pas takimit me ministrat, Rama e bën “fakt” LËVIZJEN e radhës…

26/08/2026
LAJM I MIRË për Shqipërinë! E pabesueshme çfarë ka ndodhur gjatë këtyre 7 muajve…
POLITIKË

LAJM I MIRË për Shqipërinë! E pabesueshme çfarë ka ndodhur gjatë këtyre 7 muajve…

26/08/2026
Kryeministri Rama e thotë troç: S’mund të lejojmë që anëtarësimi në BE të…
EDI RAMA

Pas takimeve në Pogradec/ Rama kryen LËVIZJEN tjetër, të premten…

26/08/2026
“Rama ka marrë fund”/ Ish-ambasadori befason me paralajmërimin: Shtatori sjell goditje të mëdha…
POLITIKË

“Rama ka marrë fund”/ Ish-ambasadori befason me paralajmërimin: Shtatori sjell goditje të mëdha…

25/08/2026
Nuk ndalet puna! Kryeministri Rama nxjerr PAMJET nga rruga e re në qytetin…
EDI RAMA

Nuk ndalet puna! Kryeministri Rama nxjerr PAMJET nga rruga e re në qytetin…

25/08/2026
Berisha zbulon lëvizjen e PD për zgjedhjet e 2027, flet për Alimehmetin dhe Braçen…
POLITIKË

Berisha zbulon lëvizjen e PD për zgjedhjet e 2027, flet për Alimehmetin dhe Braçen…

25/08/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!