Trajneri italian, Gianni de Biasi do të mbahet mend gjatë në vendin tonë, teksa për herë të parë ne histori kualifikoi Shqiperine për në fazën e grupeve të Kampionatit Europian.
De Biasi befasoi me deklaraten e fundit duke u treguar modest, pasi tha se: “Shqipëria e Silvinhos eshte me e mire se Kombetarja e cila shkroi historinë në Francë“.
“Sa i përket rezultateve të kombëtares shqiptare, jam shumë i lumtur se përtej pasaportës që kam, mbetem i lidhur me një komb i cili më ka dhënë shumë dhe që mendoj se i kam dhënë gjithçka që kisha. Kemi arritur të bëjmë diçka të pabesueshme dhe kjo është gjëja që më mbush më shumë me krenari. Unë besoj se kombëtarja shqiptare të jetë në Europianin e ardhshëm në Gjermani. Ndeshja kyç do të jetë ajo ndaj Republikës Çeke se pastaj rrugëtimi është më i thjeshtë me Moldavinë dhe Ishujt Faroe. Mendoj se Shqipëria ka gjithçka që duhet për ta mbyllur edhe e para në grup.
Ndryshimi mes dy periudhave? Nuk është e lehtë të krahasosh dy realitete, skuadra ime që shkoi ne Evropian dhe kjo e sotmja. Kjo aktuale është më e pasur me lojtarë me cilësi, me lojtarë që kanë eksperienca ndërkombëtare të rëndësishme në klube të mëdha dhe mendoj se ky është aspekti kryesor që i jep me shume cilësi kësaj skuadre te Silvinhos”, tregoi De Biasi.












