Botuesi Nikoll Lesi ka folur për SPAK-un dhe hetimet e zyrtarëve të lartë.
Lesi tha se pritet që një person i rëndësishëm nga mazhoranca të “merret” dhe të arrestohet nga SPAK, pa përfunduar viti.
“SPAK ka filluar të thërrasë të paprekshmit. Kemi një ish-president dhe një ish-kryeministër në hetim, ish ministra, ministra, deputetë, etj. Ky është përceptimi publik, prandaj mendoj se është rritur besimi te SPAK. Kjo nuk është gjë e vogël. Unë di këtë, që përballë SPAK, do të ketë hetime edhe më lart se ish kryeministri. SPAK brenda vitit do të ketë një person shumë të rëndësishëm nga mazhoranca që do të merret. Nuk po merret vetëm me të kaluarën por edhe me të tashmen”, tha Lesi.