Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka folur si rrallëherë për jetën e saj private.
Në një intervistë për “Top Story”, Balluku tha se vjen nga një prej familjeve më të persekutuara gjatë regjimit komunist dhe se babai nuk ishte dakord me rrugëtimin e ministres në politikë.
Belinda Balluku: “Është pyetje shumën personale me shumë mundësi babai im më ndjek tani, ai nuk ka qenë dakord me rrugëtimin tim në politikë, politika ka qenë diçka që ne mund të themi që ka krijuar dhimbje, familja ime ka lidhje me sistemin, ka qenë një ndër më të persekutuarat, kur ndodhin debatet në Parlament dhe kur flas me babain tim dhe ai merr në telefon ose shkruan ndonjë mesazh më thotë kujtohu atyre që në supet e familjes tënde ka mbi 110 vite burg dhe internime në 15 vite. Unë jam gjithmonë krenare të them jam Belinda, e bija e Çlirim Ballukut, sa herë dëgjoj në Parlament që më përmendet gjyshi si eksponent i monizmit ata që e thonë kanë qenë shërbëtorët më të përulur të monizimit.”












