Tedi Malaveci do të vijojë të drejtojë Dhomën Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë edhe për katër vitet e ardhshme.
Ai është rivotëbesuar nga anëtarësia e Dhomës për mandatin 2026-2030, duke marrë mbështetjen për të vijuar drejtimin e organizatës profesionale që përfaqëson përmbaruesit gjyqësorë privatë në vend.
Zgjedhjet u zhvilluan këtë të enjte gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë. Përveç zgjedhjes së kryetarit, gjatë procesit zgjedhor u përcaktuan edhe organet e tjera drejtuese që do të ushtrojnë funksionet e tyre përgjatë katër viteve të ardhshme.
Malaveci është në krye të Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë prej vitit 2014 dhe rikonfirmimi i tij në këtë detyrë vijon një angazhim të gjatë në fushën e shërbimit përmbarimor dhe administrimit të drejtësisë. Ai ka lindur në Tiranë në vitin 1972 dhe pas përfundimit të shkollës së mesme të përgjithshme “Petro Nini Luarasi”, kreu studimet në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës gjatë viteve 1991-1995.












