Friday, October 2, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Mona “shpërthen” ndaj Ilir Metës: Edhe babai im të çohet nga varri…

by Rilindje
24/06/2026
in POLITIKË
Mona “shpërthen” ndaj Ilir Metës: Edhe babai im të çohet nga varri…

Seanca gjyqësore ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit u zhvillua mes tensionesh dhe përplasjesh verbale, ku nuk munguan replikat e forta mes të pandehurve, përfaqësuesve të akuzës dhe trupit gjykues.

Pasi avokatët paraqitën argumentet e mbrojtjes, Ilir Meta mori fjalën për të kundërshtuar akuzat që, sipas tij, e lidhin me ndërhyrje apo ndikime në çështje që kanë të bëjnë me Adrian Shatkun dhe emra të tjerë të përmendur nga prokuroria.

“Asnjë sms e Ilir Metës, as e Monikës, as për Shatkun, as për Pirro Xhixhon, as për dreqin. Të gjitha janë shpifje. Nuk ekziston asnjë mesazh. Kjo është histori grekësh. Shatku duhet të vinte këtu të sqaronte çdo gjë. Por është arratisur nga shqipëria. Kjo është histori e sajuar nga grekë kundër Ilir Metës. Jam rrëmbyer nga kjo histori mashtrimi”, deklaroi Meta.

Më tej, ish-presidenti mohoi çdo rol të tij në veprimet që përmenden në dosje, duke theksuar se nuk ka ushtruar ndikim as mbi veprimtarinë e Kryemadhit.

“Nuk ekziston asnjë ndërhyrje imja. As për veprimet e Monikës nuk kam ndërhyrje, i di vetë ajo veprimet e saj. Tek unë nuk figuron asgjë, nuk ekziston asgjë”, u shpreh ai.

Gjatë seancës pati ndërhyrje edhe nga Monika Kryemadhi, e cila reagoi me ironi ndaj pretendimeve të ngritura nga organi i akuzës.

“Me llafet që të sjell Altin Dumani, thashetheme flet këtu. Mos u merr me llafe grash. Akoma merresh me thashethemet e Tedi Blushit?”, tha Kryemadhi.

Komentet e saj shkaktuan reagimin e menjëhershëm të gjykatës, e cila i kërkoi të respektonte rregullin në sallë. Megjithatë, Kryemadhi vijoi me deklarata të tjera, duke theksuar se prej vitesh dëgjon të njëjtat akuza.

“Kam katër vjet që e dëgjoj. Edhe babai im të çohet nga varri nuk e duroj dot më”, tha ajo.

Pas kësaj ndërhyrjeje, gjykata paralajmëroi se çdo përsëritje e sjelljeve të tilla do të sillte largimin e saj nga seanca.

“Paralajmërojmë të pandehurën Monika Kryemadhi, nëse e përsërisni do të largoheni nga seanca”, deklaroi gjyqtari./ JOQ

NGA KATEGORIA

Del nga “kafazi” Ilir Meta! Gjykata e Apelit befason me vendimin për ish-presidentin…
POLITIKË

“Nëse ndryshohet Kodi Penal, përfiton edhe Ilir Meta”/ Deklarata surprizë nga…

02/10/2026
Një “kullë magjike” do të ndërtohet në vend të “Tajvanit”/ Ja projekti si do të duket…
POLITIKË

Një “kullë magjike” do të ndërtohet në vend të “Tajvanit”/ Ja projekti si do të duket…

01/10/2026
PD kërkon ta çojë çështjen e ish kreut të SHISH në Kuvend, PS-ja i kthen përgjigjen e prerë…
POLITIKË

PD kërkon ta çojë çështjen e ish kreut të SHISH në Kuvend, PS-ja i kthen përgjigjen e prerë…

01/10/2026
“Po bën histori”/ Presidentja e Komisionit Europian jep LAJMIN E MIRË për Shqipërinë dhe Edi Ramën…
POLITIKË

“Po bën histori”/ Presidentja e Komisionit Europian jep LAJMIN E MIRË për Shqipërinë dhe Edi Ramën…

30/09/2026
Zhvillim i fundit/ Miratohet kërkesa surprizë nga burgu e Erion Veliajt…
POLITIKË

Zhvillim i fundit/ Miratohet kërkesa surprizë nga burgu e Erion Veliajt…

29/09/2026
“Je në mes të rrugës se…”/ Plas sherri mes qytetarit dhe Erion Braçes: Të shkë***fsha atë që… (VIDEO)
POLITIKË

“Je në mes të rrugës se…”/ Plas sherri mes qytetarit dhe Erion Braçes: Të shkë***fsha atë që… (VIDEO)

29/09/2026

LAJMET E FUNDIT:

VIDEO/ Erion Braçe përplaset fizikisht me banorët, një protestues tenton ta godasë me…
AKTUALITET

VIDEO/ Erion Braçe përplaset fizikisht me banorët, një protestues tenton ta godasë me…

02/10/2026
Del nga “kafazi” Ilir Meta! Gjykata e Apelit befason me vendimin për ish-presidentin…
POLITIKË

“Nëse ndryshohet Kodi Penal, përfiton edhe Ilir Meta”/ Deklarata surprizë nga…

02/10/2026
Aksident tragjik/ Kush është 22 vjeçari që vdes, ambulanca aksidentohet rrugës për te Ushtaraku
AKTUALITET

Aksident tragjik/ Kush është 22 vjeçari që vdes, ambulanca aksidentohet rrugës për te Ushtaraku

02/10/2026
Rama publikon FOTON me presidentin Amerikan Donald Trump dhe ironizon: Ndoshta s’del që…
EDI RAMA

Rama publikon FOTON me presidentin Amerikan Donald Trump dhe ironizon: Ndoshta s’del që…

01/10/2026
Një “kullë magjike” do të ndërtohet në vend të “Tajvanit”/ Ja projekti si do të duket…
POLITIKË

Një “kullë magjike” do të ndërtohet në vend të “Tajvanit”/ Ja projekti si do të duket…

01/10/2026
“Shpërblim, një pagë shtesë!”/ Kush janë punonjësit që marrin LAJMIN E MIRË, i jepet “OK”…
AKTUALITET

“Shpërblim, një pagë shtesë!”/ Kush janë punonjësit që marrin LAJMIN E MIRË, i jepet “OK”…

01/10/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!