Tuesday, November 24, 2026
Rilindje.online
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.online

Morali i ‘Shqipërisë madhështore’, kur çamët dhe grekët “puthen” te Berisha

by Rilindje
04/03/2025
in POLITIKË
Morali i ‘Shqipërisë madhështore’, kur çamët dhe grekët “puthen” te Berisha

Nga Ardit Rada

Sali Berisha ka habitur jo pak, jo vetëm me emrin e koalicionit, por edhe me përbërjen e tij. Plot 26 parti me identitete të kundërta janë rreshtuar ta bëjnë Shqipërinë madhështore, sikurse MAGA e Donald Trumpit. Gjen aty republikanë që do mbledhin votat bashkë me monarkistë, ballistë në krah të pensionistëve dhe dy palë parti katolike. Teksa habinë më të madhe e bën ‘zotësia’ për të bërë bashkë maqedonët e Vasil Sterjovskit me grekët e Vangjel Dules dhe këta të fundit me çamët e Shpëtim Idrizit.

Në kulmin e dashurisë së Berishës për Athinën duket se kreu i PDIU ka rrëzuar çdo parim që e ka ngritur në politikë, duke iu bashkuar këtij koalicioni hibrid. Dhe në fakt dashuria e Berishës për Greqinë nuk është diçka e re, kur i gjithë diskursi i tij politik i kohëve të fundit ka nisur me kandidimin dhe avokatinë publike ndaj Fredi Belerit, apo premtimet e panumërta në mediat greke sikur të ishte vasal i Athinës. Të gjitha këto pasi u shfaq edhe me Belerin në Athinë, para një grushti shqiptarësh të cilët Berisha i ngatërroi me minoritarë dhe u foli greqisht: Efkaristo poli….

Mjafton të kujtojmë zotimin se do të rikthejë marrëveshjen për detin të vitit 2009 apo deklaratat para mediave greke se do të rishohë marrëdhëniet me Turqinë. Në të gjithë botën politikanët premtojnë përmirësim marrëdhëniesh, ndërsa Berisha i premton një shteti tjetër se do t’i prishë marrëdhëniet me fqinjët e atij shteti. Por këto janë ‘mëkate’ që jemi mësuar t’i shohim te Sali Berisha dhe për të cilat po mban dhe dhe do të mbajë kosto elektorale për një kohë të gjatë.

Pyetja është se çfarë parimesh e kanë futur PDIU-në e çamëve në koalicion me grekët e PBDNJ dhe me një kryetar koalicioni shqiptar që është më grek se grekët? Si mundet që interesi për një karrige deputeti të prevalojë mbi dhjetëra orë predikime në televizione të Idrizit kundër Fredi Belerit, ku ia numëronte të gjitha; nga Masakra e Peshkëpisë te kandidimi në Himarë. Vetëm tre vite më parë fitoren e tij Beleri e triumfoi si fitore të helenizmit. Kjo deklaratë e acaroi Idrizin, i cili e komentoi si paradoks dhe si rënie të standardeve në politikë. Po sot teksa ndodhet nën një çadër koalicioni me partitë beleriste, cili është justifikimi veç mandatit?

Ata që e ndajnë politikën nga morali nuk do ta kuptojnë kurrë as njërën dhe as me tjetrën, thoshte Zhan-Zhak Ruso. Dhe sot pikërisht për etikën dhe moralin në politikë po vuajmë. Pa njerëzit i komandon me pasion si marioneta ‘zëdhënësi’ i Athinës me seli te SHQUP-i…

NGA KATEGORIA

Përplasja me Ramën/ Reagon me një mesazh të koduar Spiropali: Mbani frymën…
POLITIKË

U përjashtua nga PS/ Spiropali nuk PËRMBAHET, paralajmëron LËVIZJEN urgjente…

24/11/2026
Përjashtimi i Spiropalit, Balla pas mbledhjes së grupit: Me vjen keq shkuam në…
POLITIKË

Përjashtimi i Spiropalit, Balla pas mbledhjes së grupit: Me vjen keq shkuam në…

24/11/2026
U shkarkua nga Veliaj/ Reagon ish kreu i IMT-së Rigers Sheqeri: Falenderoj Ramën…
POLITIKË

U shkarkua nga Veliaj/ Reagon ish kreu i IMT-së Rigers Sheqeri: Falenderoj Ramën…

24/11/2026
Grupi Parlamentar i PS voton “PRO” përjashtimit të Elisa Spiropalit! Kush janë 2 deputetët që abstenuan…
POLITIKË

Grupi Parlamentar i PS voton “PRO” përjashtimit të Elisa Spiropalit! Kush janë 2 deputetët që abstenuan…

24/11/2026
Kërkon për herë të nëntë lirimin nga burgu, Ilir Meta befason me LËVIZJEN e fundit..
POLITIKË

Kërkon për herë të nëntë lirimin nga burgu, Ilir Meta befason me LËVIZJEN e fundit..

23/11/2026
“Më 25 nëntor do jenë në Tiranë dy ekspertë”/ Çfarë pritet pas dy ditësh…
POLITIKË

“Më 25 nëntor do jenë në Tiranë dy ekspertë”/ Çfarë pritet pas dy ditësh…

23/11/2026

LAJMET E FUNDIT:

Përplasja me Ramën/ Reagon me një mesazh të koduar Spiropali: Mbani frymën…
POLITIKË

U përjashtua nga PS/ Spiropali nuk PËRMBAHET, paralajmëron LËVIZJEN urgjente…

24/11/2026
Përjashtimi i Spiropalit, Balla pas mbledhjes së grupit: Me vjen keq shkuam në…
POLITIKË

Përjashtimi i Spiropalit, Balla pas mbledhjes së grupit: Me vjen keq shkuam në…

24/11/2026
U shkarkua nga Veliaj/ Reagon ish kreu i IMT-së Rigers Sheqeri: Falenderoj Ramën…
POLITIKË

U shkarkua nga Veliaj/ Reagon ish kreu i IMT-së Rigers Sheqeri: Falenderoj Ramën…

24/11/2026
Grupi Parlamentar i PS voton “PRO” përjashtimit të Elisa Spiropalit! Kush janë 2 deputetët që abstenuan…
POLITIKË

Grupi Parlamentar i PS voton “PRO” përjashtimit të Elisa Spiropalit! Kush janë 2 deputetët që abstenuan…

24/11/2026
VIDEO/ Dëbora dhe ngricat mbulojnë këtë zonë të vendit, ja qytetet problematike…
AKTUALITET

VIDEO/ Dëbora dhe ngricat mbulojnë këtë zonë të vendit, ja qytetet problematike…

24/11/2026
Ndryshim surprizë/ Pas 23 vitesh, apartamentet fillojnë të shiten në lekë, shtrenjtohen çmimet!
TË TJERA

Ndryshim surprizë/ Pas 23 vitesh, apartamentet fillojnë të shiten në lekë, shtrenjtohen çmimet!

24/11/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!