Monika Kryemadhi ka shfaqur hapur qëndrimin e saj në rast se do t’i shkonte një ftesë për të marrë pjesë në Big Brother VIP.
E pyetur nga gazetarët e “Andale” nëse do të pranonte të bëhej pjesë e shtëpisë më të komentuar në Shqipëri, Kryemadhi deklaroi se do ta pranonte ftesën për opinioniste por jo si banore.
Pyetje: Po në Big Brother Monika a do të shohim?
Përgjigjet Kryemadhi: “O jo nuk e përballoj dot. Big Brother është për njerëz introvert, që rrinë të mbyllur, unë nuk rri dot mbyllur”
Pyetje: Po si opinioniste? Se ti je shumë e fortë në opinionet e tua…
Kryemadhi: “Opinioniste do ta bëja, mund të jem çik e drejtpërdrejtë për shkak se ndoshta mendoj që ka ikur koha e të qenurit me lajlelule, sepse njerëzit nuk kanë kohë për të humbur. Mendoj që është koha për të folur drejtpërdrejtë dhe ti fusësh njerëzit në temë. Ndoshta mund të jem interesante në Big Brother, por nuk e di sa produktive do jem për produksionin sepse mund të krijoj probleme“












