Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Gazment Bardhi deklaroi se ditën e enjte (sot) të gjithë deputetët demokratë do të jenë pjesë e seancës plenare duke paralajmëruar një tjetër përplasje fizike me deputetët socialistë.
“PD e konsideron veprimin e Mazhorancës ndaj deputetëve të opozitës si akt provokimi i papranueshëm. Askush nga deputetët tanë nuk i nënshtrohet vendimeve personale të Ramës. Akt anti-kushtetues që kemi vendosur të mos t’i nënshtrohemi. Të gjithë nesër (sot) do të jemi në seancë plenare. Grupi do të jetë nesër në seancë. Rama mund të na vërë përballë ushtrinë e policinë”, tha Bardhi.
Skenari i “hallexhinjve” të opozitës do të jetë i njëjtë me atë të së enjtes së kaluar. Të gjithë deputetët demokratë që kanë frikë nga drejtësia e re do të pengojnë socialistët të futen në Kuvend.