Lajmi se samiti i ardhshëm i NATO-s do të zhvillohet në Tiranë “po thyen” rrjetin, ndërsa nuk kanë munguar as reagimet ironizuese për këtë moment historik.
Teksa në kryeqytetin shqiptar vijojnë protestat qytetare, ku kërkohet me ngulm ndryshimi i klasës politike, gazetari Dritan Hila ka bërë një reagim ironizues në rrjet duke shkruar se vendet e NATO-s do të priten nga kryeministri i ardhshëm Agron Shehaj, presidenti Adriatik Lapaj dhe kryeparlamentari Arlind Qori.
“Samiti i rradhes i NATO pas nje viti ne Tirane. I pret kryeminister Gonia, president Tiku, kryetar parlamenti Qorri. Rute mban fjalimin me megafon tek shkalla e kuqe ma tre kembe e kthyer simbol i revolucionit flamingo. Endra jane, ben vaki dalin. Jasha” shkruan gzetari Dritan Hila në reagimin e tij.
Ironia e gazetarit vjen në një moment kur qytetarëve në shesh u janë bashkuar dhe politikanët e sipërpërmendur. Ndonëse në shumë raste ata janë refuzuar nga qytetarët, Shehaj, Lapaj dhe Qori kanë vijuar me pjesëmarrjen e tyre në protestat qytetare.












