Megjithëse ne zgjedhjet lokale pritet nje humbje e thelle, Sali Berisha nuk e ka ndermend te largohet nga Partia Demokratike.
Berisha thotë se do të kalojë në rivotim si kryetar i Partisë Demokratike (Të rithemeluar) nëse nuk arrin të fitojë mbi 50 bashki. Berisha thotë se kryetari i PD shkarkohet kur humbet zgjedhjet e përgjithshme dhe kalon automatikisht në rivotim nëse pëson disfatë në zgjedhjet vendore.
Pyetje: Ju jeni shprehu se do të mbani përgjegjësi nëse nuk arrini të merrni 50 bashki. A do të mbani përgjegjësi?
Berisha: “Kam deklaruar që statuti do të zbatohet pikë për pikë. Statuti ka parakuptuar përgjegjësi, në zgjedhjet lokale si rregull, janë të përgjithshmet etaloni i kryetarit të partisë, ndërsa ne kemi futur në statut rivotimin e kryetarit.“












