Ilir Meta ka reaguar nga paraburgimi pas lajmeve të publikuara nga media se është thirrur nga SPAK për t’u marrë në pyetje.
Teksa sulmon SPAK-un, Ilir Meta vazhdon deklaratat e tij qesharake teksa shkruan se nesër do të jetë ai që do të marrë në pyetje prokurorët e SPAK-ut.
”Sapo mësova nga mediat e regjimit, që nesër unë, lideri i Partisë së Lirisë, forcës së dytë opozitare dhe forcës së tretë politike në vend, qenkam thirrur për t’u pyetur nga organizata kriminale SPAK, e cila firmosi rrëmbimin tim të paligjshëm dhe banditesk. Padyshim që do jem atje për t’i marrë unë në pyetje dhe pas kësaj seance jam i hapur për çdo pyetje nga mediat që do të jenë të pranishme”, shkruan Meta.












