Friday, October 23, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Nga Tatimet tek Doganat, 19 drejtorët e rëndësishëm që preken nga urdhri i Ramës për dorëheqje

by Rilindje
23/10/2026
in EDI RAMA
Nga Tatimet tek Doganat, 19 drejtorët e rëndësishëm që preken nga urdhri i Ramës për dorëheqje

Urdhri i kryeministrit Edi Rama për dorëheqjen e drejtuesve të institucioneve në varësi të ministrive prek disa nga strukturat më të rëndësishme të administratës shtetërore. Nga Tatimet dhe Doganat, te energjetika, infrastruktura, burgjet dhe agjencitë publike, një numër i madh drejtuesish janë përfshirë në kërkesën për largim nga detyra.

Në sektorin e financave publike, kërkesa prek Ilir Binajn, drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve, dhe Besmir Bejën, drejtorin e Përgjithshëm të Doganave. Të dy institucionet kanë një rol kyç në mbledhjen e të ardhurave të buxhetit të shtetit.

Në listë është edhe Etugert Llazi, drejtuesi i Qendrës Kombëtare të Biznesit institucion që administron regjistrimin dhe të dhënat e bizneseve.

Ndryshimet shtrihen edhe në sektorin e infrastrukturës dhe energjisë, ku përfshihen drejtues të disa prej kompanive më të mëdha publike.

Mes tyre janë Eltar Deda, administrator i Albpetrolit, Ami Kozeli, drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Elisian Bici, administrator i Operatorit të Sistemit të Transmetimit, dhe Viola Haxhiademi, administratore e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare.

Kërkesa për dorëheqje është raportuar edhe për Ergys Verdhon, administratorin e Hekurudhës Shqiptare, si dhe Dritan Isakun, drejtorin e Përgjithshëm të Albcontrol.

Në Ministrinë e Drejtësisë, lista përfshin Besmir Kolën, drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit të Provës, Ergys Qiricin, drejtorin e Përgjithshëm të Përmbarimit, Valdrin Pjetrin, drejtuesin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave, dhe Eduard Merkajn, kreun e Agjencisë së Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale. Mes emrave të raportuar është edhe Sadleva Bodo, drejtoresha e Përgjithshme e Burgjeve, e cila është emëruar në këtë detyrë vetëm pak ditë më parë, më 14 tetor.

Urdhri prek gjithashtu institucione që mbulojnë prokurimet, dokumentet e identifikimit dhe kontrollin financiar. Në këtë grup përfshihen Silda Anagnosti Çepe, administratore e IdentiTek, Jonaid Myzyri, drejtues i Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, dhe Ervin Koçi, drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës Financiare.

Në listën e publikuar janë edhe tri drejtuese të agjencive shtetërore: Laura Plaku Saro, drejtoreshë ekzekutive e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve, Ardita Kuçi, drejtoreshë e Përgjithshme e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural dhe Marjeta Përlala, drejtoreshë e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.

E megjithatë detaje të reja do të priten në ditët në vijim, teksa më herët Newsbomb.al raportoi se urdhri nga kryeministri ishte dhënë në orën 16:00 dhe të gjithë drejtorët deri në orën 17:00 kishin dorëzuar kërkesat për dorëheqjen e tyre. Madje, një detaj interesant është se zyrat e protokollit kanë qëndruar të hapura deri vonë, në mënyrë që të dorëzoheshin të gjithë dorëheqjet.

NGA KATEGORIA

Brenda një ore drejtorët dorëzuan dorëheqjet! Zbardhen PRAPASKENAT: Kush i shpëtoi “fshesës”…
EDI RAMA

Brenda një ore drejtorët dorëzuan dorëheqjet! Zbardhen PRAPASKENAT: Kush i shpëtoi “fshesës”…

23/10/2026
“Valë” shkarkimesh/ Kush janë dy drejtorët që i SHPËTOJNË furtunës së kryeministrit Rama
EDI RAMA

“Valë” shkarkimesh/ Kush janë dy drejtorët që i SHPËTOJNË furtunës së kryeministrit Rama

22/10/2026
EKSKLUZIVE/ “Shkundet” qeveria! Rama – Ministrave: Dua dorëheqjen e gjithë…
EDI RAMA

EKSKLUZIVE/ “Shkundet” qeveria! Rama – Ministrave: Dua dorëheqjen e gjithë…

22/10/2026
“Ja pasqyra e turpit”/ Edi Rama befason teksa nxjerr FAKTIN e papritur: Së shpejti…
EDI RAMA

“Ja pasqyra e turpit”/ Edi Rama befason teksa nxjerr FAKTIN e papritur: Së shpejti…

22/10/2026
“Kjo është e pabesueshme!”/ Rama tregon i prerë tregon vendimin e tij: Kurrë nuk…
EDI RAMA

Tensione dhe “flakë” tek Kuvendi/ Rama largohet nga Shqipëria, çfarë pritet sot…

22/10/2026
Vendi “zien” nga protestat/ LAJM I FUNDIT: Edi Rama bën dy lëvizje në qeveri (EMRAT)
EDI RAMA

Vendi “zien” nga protestat/ LAJM I FUNDIT: Edi Rama bën dy lëvizje në qeveri (EMRAT)

22/10/2026

LAJMET E FUNDIT:

Brenda një ore drejtorët dorëzuan dorëheqjet! Zbardhen PRAPASKENAT: Kush i shpëtoi “fshesës”…
EDI RAMA

Brenda një ore drejtorët dorëzuan dorëheqjet! Zbardhen PRAPASKENAT: Kush i shpëtoi “fshesës”…

23/10/2026
Nga Tatimet tek Doganat, 19 drejtorët e rëndësishëm që preken nga urdhri i Ramës për dorëheqje
EDI RAMA

Nga Tatimet tek Doganat, 19 drejtorët e rëndësishëm që preken nga urdhri i Ramës për dorëheqje

23/10/2026
“Valë” shkarkimesh/ Kush janë dy drejtorët që i SHPËTOJNË furtunës së kryeministrit Rama
EDI RAMA

“Valë” shkarkimesh/ Kush janë dy drejtorët që i SHPËTOJNË furtunës së kryeministrit Rama

22/10/2026
E mori nga Qendra Shëndetësore dhe e futi në qeveri, kush është mjekja që mori “postin” në kabinet
AKTUALITET

E mori nga Qendra Shëndetësore dhe e futi në qeveri, kush është mjekja që mori “postin” në kabinet

22/10/2026
EKSKLUZIVE/ “Shkundet” qeveria! Rama – Ministrave: Dua dorëheqjen e gjithë…
EDI RAMA

EKSKLUZIVE/ “Shkundet” qeveria! Rama – Ministrave: Dua dorëheqjen e gjithë…

22/10/2026
Policia Rrugore/ Emërimet e para të Skënder Hitës, ja kush janë shefat e rinj…
AKTUALITET

Dorëheqje masive nga efektivët dhe shantazh ndaj pedagogëve?! Policia del me urgjencë: Lajme…

22/10/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!