Që prej orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme, Policia e Tiranës ka rrethuar zonën pasi sot pritet të nisin punimet për ndërtimin e Teatrit të ri. Rama shprehet se Teatri i ri Kombëtar do të jetë një tjetër vepër arkitektonike mbresëlënëse e Tiranës së shekullit XXI.
Rama shkruan se Teatri njësoj si stadiumi i ri kombëtar do t’u shërbejë me kushtet më optimale aktorëve e spektatorëve, po edhe do të hyjë me dinjitet në radhën e objekteve më të mira të të njëjtit lloj në Europës.
“Vendosim sot gurin e themelit për ndërtimin e godinës së Teatrit të Ri Kombëtar, e cila do të jetë një tjetër vepër arkitektonike mbresëlënëse e Tiranës së shekullit XXI, që njësoj si stadiumi i ri kombëtar do t’u shërbejë me kushtet më optimale aktorëve e spektatorëve, po edhe do të hyjë me dinjitet në radhën e objekteve më të mira të të njëjtit lloj në Europë“, shkruan Rama.